VD/Tiranë, grabitja si në filma
e farmacisë nga dy 18-vjeçarët

TIRANË-Një grabitje si në filma është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një farmacie në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet.
 
Arrestohen dy 18-vjeçarët Foti Kristali dhe Kristi Çinari të cilët më 25 mars kryen një grabitje në një farmaci te “Rruga e Kavajës”. 

Siç mund të dallohet nga video, dy të rinjtë hyjnë në farmaci dhe duke kërcënuar punonjësen me armë, marrin lekët e xhiros ditore.

Njëri nga grabitësit i drejton armën farmacistes, ndërsa tjetri, i cili nuk kishte armë, kontrollon sirtarët për lekë. E frikësuar farmacistja i nxjerr të gjitha lekët.

Ndërkohë edhe grabitësi i dytë shkon të sirtari tjetër për të marrë para. 

E gjithë grabitja ka ndodhur për 40 sekonda. Grabitësit hyjnë në farmaci në orën 18:58 minuta e 42 sekonda dhe dolën jashtë në orën 18:59 minuta e 22 sekonda.

Vetëm një ditë pas grabitjes është arrestuar Kristi Çinari. Kjo për faktin se 18-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” pasi ishte dënuar më parë për vjedhje.

Policia nuk kishte dijeni se ai bashkë me një shokun tij, kishin qenë autorë e grabitjes, por pas kontrollit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera është vërtetuar se dy 18-vjeçarët kanë kryer grabitjen e farmacisë. Policia ka gjetur në banesat e tyre edhe rrobat e grabitjes.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur edhe farmaci të tjera në Tiranë.

Gjithashtu Burime nga policia për Report TV bëjnë me dije se Foti Kristali dhe Kristi Çinari po hetohen edhe për disa grabitje të tjera që kanë ndodhur në kryeqytet, siç janë marketet apo dyqanet e vogla.

Policia
Tiranë

Identifikohen dhe arrestohen autorët e vjedhjes së farmacisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësis ligjore të autorëve të vjedhjes së ndodhur në një farmaci në Rrugën e "Kavajës", më datë 25.03.2017.

Më datë 07.04.2017, është arrestuar shtetasi:

- Foti Kristali18 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Kristi Çinari, 18 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të ndodhur në një farmaci në Rrugën e "Kavajës", ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh. 

Aktualisht shtetasi Kristi Çinari, ndodhet i ndaluar në ambientet e Paraburgimit, sepse më datë 26.03.2017, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, që kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest shtëpie", pasi ishte i dënuar për veprën penale "Vjedhja".

Nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve të sipër-përmendur janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes

Gjithashtu këta shtetas janë të dyshuar si autor të disa vjedhjeve me dhunë të tjera. 

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vepren penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.


[gallery]21744[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen