Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares dhe Napolit nga Nju Jorku ku ndodhet me bashkëshorten, Florenca Lekstakaj ka postuar një video duke uruar festat e fundvitit si burrë zakoni.
 
Në videon e publikuar në Instagram, ai shfaqet me gruan e tij për të cilën thotë me humor se është "skllavja" e tij dhe duhet të punojë për të, teksa shihet duket i dhënë një biçiklete, ku si pasagjerë është pikërisht Elseidi.
 
“Jam këtu me skllaven time, po bëjmë një xhiro dhe bën shumë ftohtë. Jepi më shpejt! Shpejt!
 
Kështu jemi ne burrat, gratë duhet të punojnë për ne. Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve
” thotë Hysaj.