Një aksident ka ndodhur ditën e sotme  në lagjen “24 maji” në Vlorë.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë njëra prej tyre ka dalë në trotuar ku ka lënduar një kalimtare.

E lënduara është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

aksident ne vlore
(Pamje nga aksidenti)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com