Vdekja Bejkos, KE: Duhet dialog
për shmangien e vetëflijimeve

BRUKSEL - Komisioni Europian shpreh keqardhjen për vdekjen e ish grevistit Lirak Bejko dhe nënvizon vendosjen e një dialogu mes qeverisë dhe ish të përndjekurve për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Në një konferencën e zakonshme për shtyp në Bruksel zëdhësi i Komisionerit për Zgjerimin Europian Stefan Fyle, Peter Stano tha se KE po ndjek nga afër situatën dhe nënvizon se vendosja e një dialogu mes qeverisë dhe ish të përndjekurve dekurajon akte të tilla vetëflijimi.

“Më lejoni të them se Komisioni Evropian shpreh keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të zotit Lirak Bejko pas aktit të tij sublim të kryer gjatë grevës së urisë në tetor. Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona për familjen. Dua të theksoj se është shumë e rëndësishme që të dekurajohen akte të tilla përmes dialogut mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Kjo me qëllim që të adresohen siç duhet çështyjet e ngritura nga ish të përndjekurit politik. Dialogu duhet të realizohet në përputhje me legjislacionin e vendit, duke respektuar institucionet demokratike. Pra po e riktheksoj edhe njëherë se është me shumë rëndësi vendosja e një dialogu mes autoriteteve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile duke respektuar legjislacionin dhe institucionet. Ne po e ndjekim nga shumë afër atë çka po ndodh në këtë aspekt.”- mbylli fjalën e tij zëdhësi i Stefan Fyle.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet