Drejtësia greke ka ngritur akuzë për vrasje ndaj taksistit Spiro Papa, duke e cilësuar atë fajtor për vdekjen e 16-vjeçares nga Saranda, Kostandina Anagnosti, dy vite më parë.
Prokuroria e Janinës ka përpiluar dosjen në ngarkim të Papës, i cili ishte njerku i vajzës, dhe akuza në ngarkim të tij është ajo e vrasjes. Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë kur 16-vjeçarja humbi jetën në mënyrë të mistershme, teksa po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Athinës.
Ajo ka shfaqur probleme shëndetësore kur po udhëtonte në makinë me njerkun, ndërsa mbërriti e pajetë në spitalin e Sarandës.
Ekspertiza mjeko-ligjore në atë kohë doli në përfundimin se 16 vjeçarja vdiq për shkaqe natyrale. Më herët ajo kishte kryer një vizitë te dentisti, por mjekët përjashtuan që kjo të kishte lidhje me ngjarjen.
Ndërsa familjarët e saj kanë insistuar për zbardhjen e rrethanave, duke hedhur dyshime për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa pretendoi se vajza ishte detyruar të abortonte nga nëna dhe njerku i saj.
"Dyshoj tek Prokuroria, se vajza ime është dhunuar dhe kurrë kjo çështje nuk është hetuar nga Prokuroria e Sarandës. Nga dosja penale kam mbi 4 fotografi, se vajza ime është e dhunuar, dhe është detyruar nga e ëma e vetë si dhe nga bashkëjetuesi i nënës që ka vajtur pa dëshirën e nënës për të bërë abort", ka deklaruar Jorgo Anagnosti, babai i 16-vjeçares.
Redaksisa Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com