Vdekja e 16-vjeçares shqiptare, avokati i familjes: Zbardhja e telefonatave do të zbulojë të vërtetën

Vdekja e 16-vjeçares shqiptare, avokati i familjes: Zbardhja e telefonatave do të zbulojë të vërtetën

Vdekja misterioze e 16 vjeçares shqiptare Maria Hyseni në Trikala të Greqisë, është përfolur gjerësisht në mediat greke.

Avokati i familjes ka deklaruar se brenda kësaj jave do të zbulohet se çfarë ka ndodhur natën tragjike ku humbi jetën e reja.

Në një intervistë për "Energospoliti.gr", avokati Dimistris Samartzis ka thënë se do të zbardhen telefonatat që e mitura ka bërë natën e vdekjes. Sipas tij, bisedat telefonike do të zbulojnë të gjithë rrjedhjen e ngjarjes.

Shqiptarja 16 vjeçare u gjet pranë një kishe me lëndime të rënda në fytyrë dhe trup. Fillimisht u raportua se e mitura mund të jetë vetëvrarë, por familjarët kanë këmbëngulur se vajza e tyre është vrarë.

Një muaj më parë e gjithë Greqia po merrej me këtë çështje … papritmas nuk dihet më asgjë, çfarë ndodhi?

Avokati: Hetimet vazhdojnë normalisht. Si dhe analizat e provave nga laboratorët. Erdhën pushimet e gushtit dhe mediat nuk po kërkojnë më informacione sa më parë.

Kur pritet të zbardhen tablatet telefonike?

Avokati: Është një proces që kërkon kohë, i cili varet nga shumë faktorë, por pritet të ndodhë nga dita në ditë. Është proces me rëndësi katalitike.

Çfarë tregojnë videot e mbledhura? A u gjet ndonjë gjë e re përtej asaj që është bërë e njohur?

Avokati: Nga pamjet e kamerave që janë mbledhur deri më tani, janë përjashtuar mundësi të ndryshme dhe të dyshuar të mundshëm, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme duke pasur parasysh që fillimisht ishin ta hapura të gjitha mundësitë. Por nuk ka asgjë të re. 

A ka përfshirje të njerëzve të tjerë?

Avokati: Përfshirja e palëve të treta është diçka që na ka preokupuar ne dhe autoritetet që nga momenti i parë, hetimet janë kryer dhe deri më tani nuk është zbuluar asgjë thelbësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s