Babai i 17 vjeçares nga Saranda, Krisitina Anagonsti, e cila humbi jetën në mënyrë misterioze pas vizitës tek dentisti, nuk i pranon rezultatet e ekspertizes mjekoligjire sipas së cilës vdekja ishte për shkaqe natyrale. 

Jorgo Anagnosti, i cili është i ndarë nga gruaja e tij e parë me të cilën kishte dhe vajzen, hedh akuza se vajza mund te jetë përdhunuar nga taksisti që po shoqëronte vajzën në Qafë Bote, teksa shoferi ishte edhe i dashuri aktual i nënës së vajzës.

Në një komunikim telefonik për A1 Report, Jorgon Anagnosti, pohon se i ka kërkuar autoriteteve ligj-zbatuese të Janinës të kryejnë edhe një tjetër ekspertizë mjekoligjire, teksa sqaron se ekepertiza e kryer nga autoritet shqiptare lë pas hije dyshimi.



Vdekja e 17-vjeçares, ndalohet varrimi në Janinë

Policia greke ka ndaluar varrimin e 17-vjeçares shqiptare, Krisitina Anagonsti, e cila humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ishte larguar nga dentisti.

Prokuroria e Janinës urdhëroi ndalimin e ceremonisë mortore e cila ishte parashikuar të zhvillohej në orën  15:00 të ditës së sotme.
 
Kjo masë vjen pasi babi i saj i ka kërkuar prokurorisë së Janinës të ribëhet ekspertiza mjeko-ligjore.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)