Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për katër të arresturit si të dyshuar për vrasjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në Sharrë.

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 3 nga katër të arrestuarit e dy ditëve më parë.

Kësisoj, arrest me burg janë dhënë për Defrim Hakramën, përgjegjës turni, Besnik Brahën, përgjegjës për punëtorët si dhe Edmond Kallari, shofer i eskavatorit.

Gjykata dha detyrim paraqitje për të arrestuarin tjetër, Bujar Daja. Ndërkaq në kërkim policia ka shpallur administratorin e kompanisë që kryen përpunimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Të gjithë personat akuzohen për shkelje të rregullave të sigurisë në punë si dhe për vrasje aksidentale të punëtorit 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, ngjarje e ndodhur të shtunën në mbrëmje. 

besnik share plrat

besnik share plrat
Besnik Braha para gjykates

Redaksia Online
Shqiptarja.com