Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, PD:
Rama të dorëzojë Edurim Teqjan

Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, PD:<br />Rama të dorëzojë Edurim Teqjan
Partia Demokratike i është rikthyer sërish sot akuzave në drejtim të Qeverisë, për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës.  Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj tha se kreu i PS në Peqin, Edurim Teqja, është shpallur në kërkim pas vdekjes së Arditit 17 vjeçar në landfillin e Sharrës, dhe prej një jave ai i shmanget ligjit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës.

Sipas PD, administratori i firmës “3R”, Edurim Teqja ka marrë në punë të riun, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta. 


Deklarata e plotë e PD

Edi Rama duhet të lëshoje kreun e tij të partisë në Peqin, të mos i ofrojë mbrojtje por ta dorëzojë para drejtësisë.

Edurim Teqja, është shpallur në kërkim pas vdekjes së Arditit 17 vjeç në landfillin e Sharrës, dhe prej një jave ai i shmanget ligjit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës.

Ky personazh, me të kaluar kriminale, me ekspuls në Itali për vepra të ndryshme, i dënuar në vitin 86 për vjedhjen e Mapo-s në Peqin, ishte zgjedhja e Edi Ramës për ta vënë në krye të partisë në Peqin dhe në krye të OSHEE-së atje njekohësisht.

Po ky person, sot në arrati, ishte zgjedhja e Erion Veliajt për aferën e errët të biznesit të paligjshëm dhe korruptiv me mbetjet në Sharrë, ku humbi jetën Arditi.

Sot pas ngjarjes së rëndë kur duhej të përgjigjej para drejtësisë, kreu socialist i Peqinit dhe partneri i Veliajt ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe i fshihet ligjit.

Ky akt i rëndë e bën atë të dyshuar në vdekjen e Arditit dhe Edi Ramën e nxjerr si gjithnjë mbrojtes të krimit dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin e paratë e shqiptarëve.

Partia Demokratike e siguron Ramën dhe të fshehurin e tij se do të ketë drejtësi për Arditin e çdokush që është përgjegjës në mos sot, nesër do përgjigjet para ligjit.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois