Viktima Ketjona Ibrahimi, nga fshati Shën Mëri i Gramshit, ndërroi jetë tre ditë më parë nga mpiksja e gjakut në mushkëri.
Pas një kalvari të gjatë nga spitali në spital, 18 vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit.
Mes dhimbjes për tragjedinë e ndodhur, Brunilda Ibrahimi, motra e viktimës, ka rrëfyer për Report Tv historinë e trishtë të sëmundjes së Ketjonës.
“Ka filluar që në shtëpi me të vjella, më pas mami e ka çuar në spitalin e Gramshit. Deri nga ora 12 ishte po me të vjella nuk u qetësua, doktorët na than i kemi bërë të gjitha nuk kemi ça i bëjmë çojeni në Elbasan. Nga aty e çojmë në Elbasan me ambulancë. Pastaj atje vetëm qetësues i bënë. Sikur u qetësua. Pritëm doktorin e stomakut që do ta kontrollonte në mëngjes, ai tha nuk është për këtu, nuk ka gjë nga stomaku. Bëmë ca analiza, do i bënin eko se dyshonin mos kishte një vezore të çarë, aty i bënë kontroll dhe than se duhet bërë urgjentisht operacion”, tha Brunilda.
E prekur dhe mes lotësh Brunilda shprehet se motra e saj nuk ja doli mbanë të jetonte, e për këtë përgjegjës është pakujdesia e mjekëve.
“Pasi doli nga operacioni, ishte mirë filloi të përmendej. Erdhi një infermiere tjetër që ta kontrollonte ti pastronte plagën, dhe aty ndodhi gjithçka nuk u përmend më. Ne bërtitëm thirrëm doktorin por nuk erdhi, erdhi me vonesë, kur erdhi doktori ajo kishte mbaruar”, shprehet Brunilda.
Mjekja J. Maksuti ndodhet nën hetim në gjendje të lirë, ndërsa vazhdon punën në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas drejtoreshës së qendrës spitalore, Desantila Tahiraj, diagnoza për shkaqet e vdekjes do të përcaktohet nga Instituti i Ekspertimit Mjeko-Ligjor dhe për këtë qëllim janë dërguar gjithë kampionët e nevojshëm. Ndërsa burime nga Prokuroria e Elbasanit pohojnë se çështja është nën hetim dhe po punohet për të zbardhur të vërtetën.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO