Humbi jetën nga përplasja me jet ski në Velipojë! Trupi i 19 vjeçarit niset sot në Itali! Familja: Duam të vërtetën dhe drejtësi

Humbi jetën nga përplasja me jet ski në Velipojë! Trupi i 19 vjeçarit niset sot në Itali! Familja: Duam të vërtetën dhe drejtësi

Nicola Iorio, 19-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Velipojë

Caserta- Trupi i 19-vjeçarit Nicola Iorio, që humbi jetën nga përplasja me Jet Ski në plazhin e Velipojës të dielën e 18 Gushtit 2024, pritet të mbërrijë në Itali, teksa familjarët shprehen se të premten mbahet ceremonia mortore.

“Duam të vërtetën dhe drejtësi”! kështu shprehen ata të pikëlluar për atë që ndodhi në plazhin e Velipojës, afër Shkodrës dhe misterin që ka mbuluar dinamikën e ngjarjes. Familjarët Nicola Iorio, të riut nga Casal di Principe (Caserta), thonë se janë të shkatërruar plotësisht dhe presin që drejtësia t’i sqarojë për atë që ka ndodhur, raporton ANSA.

Deri tani dihet se aksidenti ndodhi teksa i ndjeri dhe e dashura e tij ndodheshin në një prej mjeteve dhe me ta u përplas Salvatore Di Tella, miku i tij dhe njëkohësisht vëllai i të dashurës, Giusy Di Tella. Kjo e fundit reagoi dje (20 Gusht), duke thënë se “Shqipëria po kërkonte një fajtor dhe se ata shkonin shumë mirë, e nuk ishin as të dehur dhe as të droguar”.

Por prindërit e Nicola, të pushtuar nga dhimbja e humbjes së djalit të tyre, i cili ndërroi jetë menjëherë pas transportit për në spitalin e Shkodrës si pasojë e traumave shumë të rënda të raportuara, kërkojnë që të hidhet dritë e plotë mbi dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë.

Për këtë arsye, ata i kanë besuar procedurat përfaqësuesit në Campania, Vincenzo Carotenuto, dhe “Studio3A-Valore Spa”, një kompani e specializuar në nivel kombëtar për kompensimin e dëmeve dhe mbrojtjen e qytetarëve, e cila tashmë ka aktivizuar të gjithë profesionistët e saj për të mbështetur. klientët, si në Shqipëri, ku firma ka hapur edhe zyrën në Tiranë, ashtu edhe në Itali, e cila po ndjek edhe operacionet e kthimit të trupit.

Trupi i 19-vjeçarit do të niset këtë mbrëmje me traget për në Casal di Principe dhe më pas do të qëndrojë në shtëpinë e familjes deri pak para varrimit, i cili do të kremtohet të premten më 23 gusht (11:00), në kishën e Spirito Santo, nga peshkopi i dioqezës së Aversa, Angelo Spinillo.

Për aksidentin është arrestuar Salvatore Di Tella, miku i viktimës, i cili ndodhet në paraburgim për “vrasje nga pakujdesia” dhe nën proces hetimor. Tre të rinjtë kishin ardhur për një dasmë në vendi tonë dhe po kalonin gjithashtu disa ditë pushimi në bregdet.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/08/2024 04:00

    Faji i vetem i ketyre djemve qe u ngateruan ne kete aksident eshte mosha dhe shkujdesja qe vjen me te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë