TIRANE- Sipas të dhënave të policisë, pista kryesore për vdekjen e 45-vjeçares Prena Gega dhe 40-vjeçares Drenusha Prendi është se kanë vdekur si pasojë e asfiksisë dhe për momentin përjashtohet mundësia e vdekjes nga helmimi i ushqimit. Dyshohet se vdekja nga asfiksia ka ardhur si rezultat i lëshimit të gazrave të gjeneratorit. Përgjigja zyrtare për analizat e vdekjes së dy grave do të jepet pas 10 ditësh.
NGJARJA NË MAMURRAS
Pak orë pas darkës së ceremonisë martesore gjatë mbrëmjes së të shtunës, nusja 21-vjeçare Pashke Gega dhe dy familjaret e saj, 45-vjeçarja Prena Gega dhe Drenusha Prendi 40-vjeç kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Familjarët i kanë shoqëruar menjëherë drejt spitalit të Mamurrasit, ku për pasojë dy gratë më të moshuara kanë humbur jetën.
Në një kohë që policia ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, familjarët deklarojnë se ngjarja mund të ketë motive të tjera. Sipas gazetarit të TV A1Report, Kreshnik Zeqaj, nga qendra spitalore “Nënë Tereza” ku ndodhet e shtruar nusja 21-vjeçare, familjarët thonë se helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Nusja, sëbashku me dy familjaret e saj pas përfundimit të ceremonisë së dasmës kanë fjetur në shtëpinë e nuses, ndërsa vetëm disa orë pas mesnate kanë shfaqur shqetësime. Sipas dëshmitarëve, dy orë pasi kishte nisur ceremonia e dasmës në një lokal në Bushnesh, dy gratë janë ndjerë keq, por ky fakt është anashkaluar pasi kanë menduar se është diçka kalimtare. Më tej, kur gjendja e tyre është përkeqësuar, gratë janë dërguar në spital, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkaq, nusja e re ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ngjarja ndodhi pas dasmës