Vdekja e 22-vjeçares, Presidenti iranian reagon për protestat: Studentët s’do lejojnë që të realizohen ëndrrat e armikut

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka deklaruar se studentët e shtetit nuk do të lejojnë “që ëndrrat e rreme të armikut të bëhen realitet”. Ai i ka bërë këto deklarata ndërsa protestat në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, kanë hyrë në javën e katërt.

“Armiku ka besuar se mund të përmbushë dëshirat e veta nëpër universitete, duke mos e ditur se studentët dhe profesorët tanë janë të vetëdijshëm për situatën dhe nuk do të lejojnë që të realizohen ëndrrat e rreme të armikut”, ka thënë Raisi, sipas njoftimit zyrtar për mediat të Presidencës iraniane. Akademikët “me siguri që do të mposhtin armikun në fushën e shkencës, si dhe në fushat tjera”, ka thënë Raisi

Presidenti Iranian i ka bërë këto deklarata pas pjesëmarrjes në ceremoninë për nisjen e vitit të ri akademik në universitetin Al-Zahra në Teheren. Ky universitet është vetëm për gratë dhe është themeluar më 1964. Ditë më parë, agjencia e lajmeve, Fars ka raportuar se studentet e Universitetit Al-Zahra janë mbledhur në shenjë proteste për vdekjen e Mahsa Aminit. Ligjëratat me prani studentësh janë pezulluar nga e hëna në Universitetin Sharif të Teheranit, pas përleshjeve të dhunshme në ambientet e këtij institucioni mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

22 vjeçarja Mahsa Amini vdiq në 16 shtator, pas arrestimit nga Policia për Moral, në Teheren, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Ajo ndërroi jetë pasi qëndroi disa ditë në gjendje kome për shkak të dhunës së ushtruar nga policia gjatë ndalimit.

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve pas vdekjes së saj kanë shkaktuart kaos në gjithë vendin dhe besohet se kanë humbur jetën më shumë se 150 persona. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki