BERAT-Gjashtë ditë pasi kanë përcjellë për në banesën e fundit vajzën e tyre tre vjeçare, prindërit e të ndjerës kanë denoncuar në polici mjeken që sipas tyre ka shkaktuar vdekjen e vajzës së tyre.
Çifti Anila dhe Xhevair Dërrasa apelojnë në media duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e vajzës së tyre, me inicialet E.D.
Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në spitalin e Beratit, ku nëna e 3-vjeçares mësohet se ka e çuar vajzën e saj në Repartin e Pediatrisë, pasi ishte prekur nga viroza e gripit.
Fillimisht ajo është konsultuar me mjeken Shpresa Karkanjozi, e cila ka ndjekur në vijmësi gjendjen e vajzës.
Nëna akuzon mjekët se marrja e serumit të fundi i ka shkaktuar vdekjen e vajzës, pasi sipas saj serumi i ka dhënë reaksionin që ajo humbi jetën.
“Vajza e merrte serumin me forcë, ishte fryrë, infermierja ia shtynte me zor. Sa i hoqi serumin vajza kishte të dridhura, pastaj infermierja thotë se kishte reaksionin dhe nuk iu afrua, por dërgonte infermiere të tjera që i hidhnin ilaçe në serum”.
Babai i vogëlushes, Xhevair Dërrasa, shprehet se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund dhe nëse nuk vendoset drejtësi do të bëjë vetëgjyqësi.
“Unë tani dua Ladin, Shpresën, o të marrë hak shteti ose do të marr vetë” shprehet ai.
Mjekja e akuzuar është shprehur se vdekja e vajzës ka ardhur si pasojë e një temperature që i ka prekur trurin dhe se ajo ka bërë detyrën e saj.
“Kishte temperaturë që të ngacmon trurin” tha Shpresa Karkanjozi.
Shefi pavionit të pediatrisë ,Vladimir Kumaraku shprehet se fëmija kaloi një gjendje të vështirë si pasojë e temperaturës së lartë, ndërsa evidenton se nuk u përcaktua shkaku i vdekjes sepse familjarët e morën femijën në shtëpi.
“Në ditën e tretë të shtrimit fëmijë ka bërë një rëndim të papritur me temperaturë të lartë, me gjithë ndihmën ishte një vdekje e papritur.
Konkluzionet jepen, pasi të bëhet autopsia, që iu kërkuam familjarëve me ngulm, por ata e morën fëmijën”.
Ndërkohë që burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj mjekes Shpresa Karkanjozi, për veprën penale ‘mjekim i pakujdesshëm”.

(Vajza 3 vjeçe që ndërroi jetë)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO