Vdekja e 3-vjeçarit në 2017 në Lezhë, Gjykata dënon mjekun me 1 vit burg por s’do rrijë asnjë ditë prapa hekurave

Vdekja e 3-vjeçarit në 2017 në Lezhë, Gjykata dënon mjekun me 1 vit burg por s’do rrijë asnjë ditë prapa hekurave

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka shpallur fajtor dhe dënuar me shërbim prove një mjek të akuzuar për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, që i shkaktoi vdekjen një 3-vjeçari në vitin 2017. Mjeku Kastriot Kolmarku u dënua me 1 vit heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 2 vite me detyrimin që të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos ushtrojë veprimtari profesionale që ka lidhje me këtë vepër penale, dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe të rregullta me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij.

Po ashtu atij i është hequr e drejta që të ushtroje funksione publike për një periudhë 2 vjeçare. Mjeku tjetër që ishte i pandehur po për të njëjtën akuzë, u shpall i pafajshëm. Prokurori i çështje kishte kërkuar dënimin për të dy mjekët. Ndërkohë që në seancën gjyqësore për dërgimin e çështjes për gjykim avokatët e dy mjekëve kanë kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj klientëve të tyre, pasi sipas tyre në dosjen hetimore gjithçka është në kuadrin e dyshimeve dhe akuzat nuk janë të faktuara. Dy mjekët e spitalit të Lezhës u kallëzuan në prokurori nga familjaret e një fëmijë 3-vjeç me pretendimin se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur mjekësore i cili humbi jetën prej një viroze në 17-janar të vitit 2017-të.

Sipas dosjes hetimore fëmija është paraqitur në spitalin e Lezhës me shenja klinike si: “Mos reagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prej kome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme”. Për këto shqetësime fëmija ka marr mjekim në spital dhe më pas është dërguar në shtëpi. Por një ditë pasi është përcjellë për në shtëpi gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ai është paraqitur sërish në Spitalin e Lezhës. Ai ka qëndruar disa orë aty dhe mjekët e kanë dërguar drejt Tiranës dhe i vdiq në Tiranë një ditë më vonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb