DURRES - Avokati i Popullit, Igli Totozani ka takuar sot prindërit dhe familjarët e vajzës 7-vjeçare nga Xhafzotaj e Durrësit, e cila ndërroi jetë dje në Spitalin Pediatrik në QSUT, pak kohë pasi ishte sjellë urgjent nga Durrësi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se për të zbardhur vdekjen e Arsela Vladit, Avokati i Popullit do të nisë hetim privat.
“Në ditët në vijim Avokati i Popullit do dërgojë një grup ekspertësh të institucionit, të cilët pasi të regjistrojnë ankesën e familjarëve të vajzës do ndërmarrin një hetim të pavarur”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.
Gjatë takimit me familjarët Avokati i Popullit shprehu ngushëllimet dhe keqardhjen e tij dhe u siguroi atyre që kjo çështje do merret në shqyrtim nga institucioni që ai drejton.
7-vjeçarja ndërroi jetë pasditen e djeshme (27 dhjetor) në Spitalin e Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit kishte mbërritur nga spitali i Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore, pasi u konstatua se niveli i glukozës në gjak ishte shumë i lartë.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com