TIRANE - Një 7-vjeçare ndërroi jetë pasditen e djeshme (27 dhjetor) në Spitalin e Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit kishte mbërritur nga spitali i Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore, pasi u konstatua se niveli i glukozës në gjak ishte shumë i lartë. Sot paradite ministria e Shëndetësisë urdhëroi pezullimin e shefit të shërbimit të laboratorit Etleva Myshketa dhe shefin e shërbimit të Pediatrisë, Ira Lila dhe mjekun roje që kishin pritur vajzën mbrëmjen e së martës.
Dyshohet se vajzës i është bërë serum me glukozë, por pa i bërë më parë analizat, duke menduar se vuante nga virozat e stinës. Analizat do të vërtetonin se vuante me diabet. Ndërkohë që as prindërit nuk ishin në dijeni të sëmundjes së diabetit vajzës. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.
PIPERO: KESAJ JETE TE HUMBUR DO I DALIN PERGJEGJESIT
Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ishte sot i ftuar në studion e lajmeve të televizionit A1Report. Në bisedën me gazetarin Andi Kapxhiu, Pipero tha se sjellja e mjekut me 7-vjeçaren në Spitalin e Durrësit nuk ka qenë në përputhje me protokollin.
Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore, fëmijës prej orësh nuk i është bërë asnjë ekzaminim, edhe pse të gjithë laboratorët janë funksionalë. Pëllumb Pipero theksoi se rasti do të hetohet dhe më tej të ballafaqohen konkluzionet edhe me organet e drejtësisë. “Nga ora 9 deri në 7 të mëngjesit fëmija nuk është ndjekur në përputhje me protokollin. Ne jemi të vendosur t'i shkojmë përgjegjësisë deri në fund. Pjesa tjetër i përket organeve të drejtësisë”, -tha Pipero.
Duke komentuar edhe raste të tjera të humbjes së jetës në spital, siç ishte rasti i fundit i Denis Alimadhit, 11-vjeçarit i cili humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje estetike në sy, Pipero tha se vdekja nuk duhet të shërbejë si mësim. “Nuk dua që vdekja të jetë mësim për ne, por është shumë e rëndësishmë dhe duhet të jemi të sinqertë, që kësaj jete të humbur, do i dalin përgjegjësit, por edhe këto përgjegjësi të na shërbejnë edhe më vonë”, theksoi Pëllumb Pipero.
E EMA: NUK M'I BENE ANALIZAT
Korrespondenti i TV A1 Report Artur Korriku informoi sot paradite se ajo çka është dokumentuar në regjistrin e spitalit të Durrësit është se vajza është sjellë në këtë spital mbrëmjen e së martës.
“Nuk mi bani analizat. Po t’ia kishin bërë analizat do shpëtonte. Nuk ma varen fare. I thoja aman moj shikoni gocën si është bërë se ishte e verdhë në fytyrë. “- kujton momentet e kontaktit me mjekët kur dërgoi vajzën me urgjencë në spital. Dyshohet se vajzës i është bërë serum me glukozë, duke menduar se vuante nga virozat e stinës, por pa i bërë më parë analizat që do të vërtetonin se vuante me diabet. Ndërkohë që as prindërit nuk ishin në dijeni të sëmundjes së diabetit vajzës.
Ndërkohë që në media shkruhej sot se nëna e vajzës ka thënë se të hënën paradite kishte dërguar të bijën në qendrën shëndetësore në Xhafzotaj. Mjeku i lagjes e kishte këshilluar që t’i drejtohej spitalit të Durrësit. Alma Vladi tregonte se po atë ditë kishte shkuar në spitalin e Durrësit por mjekët e turnit i kishin thënë se ishte vonë për kryerjen e analizave dhe i kishin kërkuar që të vinte një ditë tjetër. Ajo ka thënë se mjekët e kishin këshilluar të kthehej pas të martës pasi ishin Krishtlindjet dhe ishte ditë pushimi. Shëndeti i vogëlushes së klasës së parë në Xhafzotaj është rënduar së tepërmi dhe rreth orës 22:00 të së martës (25 dhjetor) dhe familjarët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.
DERGIMI NE TIRANE NE GJENDJE TE RENDUAR
12 orë më vonë, nga mbrëmja e së martës, në 10:00 të paradites së mërkurës është bërë vizita dhe analizat dhe u konstatua se vajza vuante nga diabeti.
“Diagnostifikimi i vajzës dhe gjëndja e rëndë shëndetësore u bë mëngjesin e së nesërmes, dhe u sugjerua dërgimi i saj në Tiranë.”- informon korrespondenti i Tv A1 Report Artur Korriku. Sjellja në Tiranë ka qenë e kotë pasi sëmundja kishte dhënë goditjen fatale në tru dhe vajza ka vdekur 24 orë më vonë, pasditen e djeshme, (27 dhjetor) Mjekët e pediatrisë në Tiranë u kanë thënë prindërve se vajza është diagnostifikuar me diabet shumë vonë. Analizat kanë treguar se ajo kishte kaluar një krizë të rëndë nga diabeti (shok) dhe pak orë më vonë 7-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
SHEFJA E PEDIATRISE: ARSELA ERDHI NE GJENDJE TE RENDE
Shefja e reanimacionit të pediatrisë pranë QSUT-së, Sashenka Sallabanda deklaroi për emisionin “Urbanika” të gazetares Mirjeta Ngjela të Tv A1 Report, se
“Vajza erdhi në gjendje shumë të rëndë. Nuk mund të bënim pothuajse asgjë. Ka qëndruar për rreth 2 orë në reanimacion para vdekjes”.
PEZULLOHEN 2 SHEFA SHERBIMI DHE MJEKU ROJE
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, gjatë konferencës për analizën vjetore të këtij dikasteri që u zhvillua paraditen e sotme në ambientet e këtij institucioni konfirmoi pezullimin e dy shefave të spitalit rajonal të Durrësit.
“Kam urdhëruar ngritjen e 2 grupeve specialistësh për të hetuar shkaqet e vdekjes. Një grup specialistësh ndodhet në pavionin pediatrik në Durrës dhe një grup në spitalin e pediatrisë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Presim hetim të hollësishëm. Pas nxjerrjes së konkluzioneve Ministria do të bëjë vendimmarrjen. Urdhërova pezullimin e Shefit të Shërbimit të Laboratorit dhe shefin e Shërbimit të Pediatrisë në Durrës", tha ministri i Shëndetësisë. Paraditen e sotme Pëllumb Pipero udhëtoi drejt spitalit të Durrësit ku informoi dhe pezullimin e mjekut pediatër roje, Rasim Lusha.
PIPERO: MJEKU I URGJENCES NUK DHA MJEKIM E DUHUR
Drejtori i Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero inspektoi sot paradite spitalin e Durrësit. ”Kemi të bëjmë me një ngjarje të hidhur. Grupet e punës janë duke punuar. Nga verifikimi paraprak personalisht që i kam bërë kartelës rezulton se mjeku që e ka pritur në urgjencë nuk ka vepruar në raport me protokollin dhe përgjegjësinë që ka si mjek roje dhe pediatër. Më ka dëshpëruar pa masë. Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali i Durrësit do i shkojë çështjes deri në fund për të nxjerrë përgjegjësit"- tha Pipero.
FAMILJARET ENDE S'KANE BERE DENONCIM NE POLICI
Familjarët e 7-vjeçares akuzojnë në midia mjekët për neglizhencë në mjekimin e vajzës së tyre. Trajtimi i gabuar për shkak të moskonstatimit në kohë dhe kryerjes së analizave paraprake e rëndoi gjendjen shëndetësore të saj. Përgjegjësja e pediatrisë së Durrësit dhe një staf mjekësor i pediatrisë ka shkuar në ministri për të pasqyruar të gjithë dokumentacionin mbi të.
Policia e Durrësit deklaron se nuk ka ende asnjë denoncim, ndërkohë që inspektorë të policisë kanë vajtur në banesë për të marrë dëshminë e familjarëve.
Vogëlushja është varrosur sot në mesditë pa iu bërë një autopsia, pasi nuk kishte një denoncim nga familjarët as në policinë e Durrësit dhe as në atë të Tiranës.
Redaksia online
*Lajmi fillimisht u publikua më 27 dhjetor 2012, ora 22:29 dhe u përditësua në vazhdim, e fundit 20:20 të 28 dhjetor 2012
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Tavo: Hetim i hollësishëm