PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosje-s, Astrit Dehari.
Kryeministri Mustafa kërkoi nga institucionet që të zbardhin të vërtetën e ngjarjes së rëndë.
“Shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për vdekjen e një të riu në burgun e Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e mia, kërkoj që institucionet të bëjnë veprimet e pavarura dhe të konstatohet se çfarë ka ndodhur”, deklaroi Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.
Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën, teksa qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com