Vdekja e aktorit Hoffman, arrestohen
3 burra dhe 1 grua në lidhje me drogën

Vdekja e aktorit Hoffman, arrestohen<br />3 burra dhe 1 grua në lidhje me drogën
SHBA- Policia e SHBA-ve vijon hetimet për vdekjen e yllit të kinemasë, Philip Seymour Hoffman, i cili ndërroi jetë nga një mbidozë droge në apartamentin e tij, ditën e diel.
 
Siç raportojnë mediat e huaja, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 4 persona në lidhje me drogën e gjetur në apartementin e aktorit fitues i disa çmimeve Oscar, Philip Seymour Hoffman.
 
Arrestimet erdhën gjatë një bastisje në një ndërtesë në lagjen Chinatown në Manhattan pasi policia ra në gjurmët e heroinës që besohet se ia mori jetën aktorit, njofton ‘New York Times”.  
 
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut, i tha ‘Reuters’ se policia ka gjetur lëndën narkotike në një banesë në lagjen e Chinatown, ku ka arrestuar edhe 4 personat që dyshohet se janë posedues së lëndës që ka konsumuar aktori në prag të vdekjes.

Sipas madiave të huaja, pedagogët mejkësorë kanë thanë se autopsia e Philip Hoffman ishte jobindësie. Ata janë shprehur se janë të nevojshme më shumë analiza për të arritur në një konkluzion të saktë për shkakun që i mori jetën aktorit hollivudian. 

 Sipas raportit policor, të arrestuar janë 3 burra dhe 1 grua, të cilëve iu gjetën 350 pako drogë. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit