TRIANE- Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Sekretares së Shtetit të SHBA-së, znj. Hillary Rodham Clinton, pas ngjarjes tragjike të datës 12 shtator 2012, kur si pasojë e një sulmi kundër Konsullatës amerikane në Bengazi, humbi jetën ambasadori Chris Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë.

“Me hidhërim të thellë mësova rreth sulmit mizor dhe gjakatar kundër Konsullatës amerikane në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori i SHBA, Chris Stevens dhe tre pjesëtarë të tjerë të personelit. “- thuhet në telegramin e ngushëllimit.

“ Në këto çaste të vështira për bashkësinë e Shërbimit me Jashtë të SHBA-së, i cili është i angazhuar dhe po përpiqet të ndihmojë popullin e Libisë për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të begatë, unë dëshiroj të ritheksoj qëndrimin tonë për të qenë përkrah diplomatëve amerikanë në kryerjen e këtij misioni.”- mbyll mesazhin zoti Panariti.

(sg/shqiptarja.com)