Presidenti i vendit Bujar Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të analistit të njohur Andrea Stefani.
Kreu i Shtetit i ka shprehur ngushëllimet familjes së Stefanit, ku ka shtuar se ai do ju mungojë jo vetëm atyre por edhe Shoqërisë Civile.
Nishani shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit, se Stefani dallohej gjithmonë për shpirtin luftarak dhe pasionin e pashtershëm, me të cilët luftonte e përpiqej për kauzat dhe bindjet e veta, pa bërë kompromis për asgjë që nuk i dukej e drejtë.
Mesazhi i plotë i Nishanit:
“Të dashur familjarë të të ndjerit Andrea,
Lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortit dhe babait tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm, e mësova me hidhërim të madh! Në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një njeri që e ka njohur Andrea Stefanin, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, duke u përpjekur t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këto çaste përjetimi të kësaj dhimbje të thellë!
Me ikjen e parakohshme nga kjo botë, Andrea do t’ju mungojë në mënyrë të pazëvendësueshme jo vetëm ju, familjes dhe njerëzve të dashur, por edhe kolegëve të tij gazetarë dhe analistë, sidomos shoqërisë civile shqiptare, ku ai dallohej gjithmonë për shpirtin luftarak dhe pasionin e pashtershëm, me të cilët luftonte e përpiqej për kauzat dhe bindjet e veta, pa bërë kompromis për asgjë që nuk i dukej e drejtë.
Humbja e Andreas është e trishtueshme për këdo, por ajo që e lehtëson sadopak dhimbjen është trashëgimia shpirtërore dhe intelektuale, që i shpalosi gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale, duke nderuar familjen, si dhe duke pasuruar gazetarinë dhe aktivizmin civil shqiptar.
Shpirti i Andreas u prehtë në paqe!
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com