Vdekja e binjakëve në Berat, AKU: Kemi nisur verifikimet, janë marrë mostra për analizim e qumështit pluhur për bebet

Vdekja e binjakëve në Berat, AKU: Kemi nisur verifikimet, janë marrë mostra për analizim e qumështit pluhur për bebet

Autoriteti Kombëtar Ushqimor (AKU) në bashkëpunim me organet e drejtësisë  njofton se ka marrë masa për zbardhjen e plotë të dyshimeve mbi helmimin e dy foshnjeve binjake në Berat, ngjarje kjo e ndodhur më 26 janar të këtij viti.

AKU në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë ka marrë  mostra për analizim të produktit duke përfshirë  edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje  e  produktit, apo edhe rrethana të  tjera që organet kompetente po hetojnë.

"AKU siguron konsumatorin se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që  vijnë  të  çertifikuara  nga  vendet  e  BE-së,  sigurisht  që  ndiqen  nga  Operatorët  e  Biznesit Ushqimor  nën  përgjegjësinë  kryesore  të  tyre,  edhe  nën  monitorimin  e  rreptë  të  Autoritetit Kombëtar  të  Ushqimit.  Gjithashtu,  ju  bëjmë  me  dije  se,  referuar  sistemit  RASFF  (Sistemi  i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas veifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë  njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh. AKU, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme  për  verifikim  dhe  gjurmimin  e  rastit,  edhe  pse  ende  nuk  është  shprehur  Mjekësia Ligjore.  Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit. " njofton AKU.

Foshnjet në Berat ndërruan jetë tre ditë më parë në Berat  ndësra ishin vetëm 5-muajshe. Familja Agalliu,  dyshon te qumështi me kuti që i kishin ushqyer, ndërsa mjekët te asfiksia nga soba, ndëra hetimet vijojnë.

Një ditë pas tragjedisë kamera e Report Tv ishte në familjen Agalliu. Nëna e binjakëve Merushe Agalliu u shpreh se fëmijët i ushqente me qumësht kutie dhe se nuk kishin shfaqur asnjëherë probleme. Ajo kërkon që të zbardhet ngjarja për të mësuar shkaqet që i morën jetën dy fëmijëve.

Ky është rasti i tretë në pak ditë, pasi para 4 ditësh ndërroi jetë një foshnje në Kavajë, ndërsa para 8 ditësh një në Librazhd.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër