Në 26 janar të këtij viti në qytetin e Beratit u shënua një ngjarje e rëndë, 2 foshnje 5-muajshe, binjakë Rojan dhe Rojel Agalliu ndërruan jetë.
Fillimisht dyshimet e familjes ishin se shkak ishte bërë qumështi me kuti, por 5 muaj pas ngjarjes tragjike kanë dalë analizat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Nga analizat ka dalë se qumështi nuk ishte i helmuar dhe se fëmijët kanë vdekur nga asfiksimi.

Sipas autopsisë, nëna i ka mbuluar më shumë se sa duhet me batanije dhe kjo ka shkaktuar bllokim në frymëmarrje tek dy binjakët.
/Shqiptarja.comKomente

