Ka dështuar sërish kërkesa e opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari disa javë më parë në burgun e Prizrenit.
 
PDK dhe LDK janë shprehur kundër mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme duke kërkuar që të pritet rezultati përfundimtar i hetimeve.

Kryetari i grupit të PDK deklaroi se “Ata që kërkojnë drejtësi për Deharin këtë punë duhet t’ia lënë drejtësisë.
 
Ne kërkojmë që t’i lihet organeve të drejtësisë dhe ne të vazhdojmë punën ton
ë”.
 
Sipas autoriteteve në Prishtinë, Astrit Behari bëri vetëvrasje, por familjarët dhe Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte i riu nuk e pranojnë rezultatin e autopsisë duke kërkuar rihetim nga ekspertë të pavarur. 


dy.b/shqiptarja.com