TIRANE- Teksa, gruaja e këngëtarit Florian Kondi që njihet me emrin artistik “Dr.Flori” dhe rrethi shoqëror i tij, pretenduan se mungesa e ambulancës solli dhe vdekjen e pashmnagshme të këngëtarit të njohur, prokuroria e Tiranës në orët e para të fillimit të punës, ka nisur hetimet kryesisht për t’i verifikuar këto deklarata. Me një urdhër të kryeprokurorit Petrit Fusha, është filluar hetimi kryesisht për akuzën e “Mosdhënies së ndihmës mjekësore”. Në kuadër të këtij procedimi penal, një oficer i policisë gjyqësore është paraqitur pranë urgjencës së Tiranës, ku ka verifikuar shënimet në lidhje me kërkesën për ndihmë mjekësore të familjarëve të të ndjerit Florian Kondi. Fill pas kësaj kqyrje, janë marrë në pyetje dhe pesë pjesëtarë të stafit mes tyre dhe shoferit të urgjencës, që ka shkuar në banesën e këngëtarit dhe ka transportuar trupin e pajetë të tij drejt, qëndrën spitalore “Nënë Tereza”.