Shkak i aksidentit ku humbën jetën dy fëmijë të familjes Negollari në Qerret të Durrësit duket se janë barrierat të cilat janë ndërperë në mes të autostradës Durrës-Kavajë.
Por këto barriera janë hequr me një vendim Gjykate. Siç mund ta shikoni në këto faksimile Gjykata Administrative në Tiranë ka vendosur heqjen e barrierave për të lejuar hyrjen në një pikë karburanti.
Kjo pikë karburanti do të ngrihet nga kompania “Pienvis shpk” me administrator ish deputetin e Partisë Socialiste Pilo Kerri.

Por nëse do të ishin këto barriera, dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç të familjes Negollari ndoshta nuk do të humbnin jetën. Kjo për shkak se barrierat e ndërprera kanë hyrë në brendësi të makinës, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy fëmijëve të mitur.
Por në këtë vend ku janë ndëprerë barrierat mungon edhe sinjalistika rrugore dhe shoferët që udhëtojnë në të dy krahët e rrugës nuk orientohen qartë. Pikërisht kjo gjë ka bërë që Alice Negollari të humbte kontrollin e makinës 3 ditë më parë dhe të përplasej me barrierat e ndrëprera.
Eksperti Hoxha: Shkak i aksidentit trafikndarësja.
Aksidenti tragjik në Kavajë ku mbetën të vdekur dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç si dhe u plagos drejtuesja e mjetit nëna e tyre së bashku me foshnjën 1 vjeç nuk është i vetmi në aksin rrugor Golem-Kavajë.
I ftuar në emisionin e mëngjesit eksperti autoteknik Gëzim Hoxha tha se në këtë aks rrugor kanë ndodhur dhe 7 aksidente të tjera.
‘Në atë vend unë e di që ka pasur edhe 7 apo 8 aksidente të tjera’ tha ai.
Makina e tipit “Mercedes Benz”, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, në të cilën ndodheshin 3 fëmijët e saj u përplas me trafik-ndarësen.
Hoxha tha se kjo e fundit ka qenë fatale që ka çuar aksidentin në tragjedi duke thënë se trafik-ndarësja në atë segment është jashtë standartit.
“Grardielat mbrojtëse ose elementët mbrojtës është jashtë standardit. Ato duhet të llogariten që ta mbajnë automjetin të mos dalë nga njëra anë në tjetrën. Aty krijohet një xhep, pasi e kanë prerë një segment të caktuar, duke bërë dy hyrje. Kjo gardiela mbrojtëse po të ishte e mbyllur makina do kalonte, do fërkohej dhe do futej në rrugë dhe nuk do të kishte një aksident të tillë dhe trafikndarësja nuk do të futej brenda makinës” tha Hoxha.
/Shqiptarja.com

VIDEO