Edhe politika shqiptare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e filozofit italian Umberto Eco.Kryeministri Rama dhe ministri i jashtëm Bushati e quajtën erudit të madh europian mjeshtrin e letrave Eco.

“Umberto Eco nuk jeton më. Addio Grande Maestro!”, shkruan Kryeministri Rama në profilin e tij në “Facebook”.

“Umberto Eco ishte një erudit i madh europian dhe një prej intelektualëve kryesorë të kohës sonë. Ai lë pas një vepër kolosale, letrare dhe filozofike. Lamtumirë Umberto Eco !”, shkruan ministri i jashtëm Ditmir Bushati në profilin e tij në “Facebook”.

Eco u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 84-vjeçare duke lënë pas vetes vetëm kryevepra

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)