Vdekja e elektricistit në punë, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH  në Memaliaj

Drejtuesi i punimeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Memaliaj, Altin Zhupa, është vënë në pranga ditën e sotme, i akuzuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë pasi elektricisti Agron Manaj humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Manaj, 54 vjeç, bashkë me kolegun e tij 55-vjeçar po punonin në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë në Memaliaj. Ata ranë në kontakt me rrymën elektrike duke mbetur të plagosur. Manaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte, ndërsa kolegu i tij 55 vjeç mbeti i plagosur lehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë