TIRANE - Artan Kotarja, njeriu që aksidentoi për vdekje ish-ministren e Kulturës, Esmeralda Uruçi, rrezikon të dënohet me 2 vjet burg. Kjo masë dënimi është kërkuar dhe nga përfaqësuesja e prokurorisë, e cila gjatë leximit të pretencës i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës shpalljen fajtor të të pandehurit Kotarja dhe dënimin e tij me 2 vjet burg për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e shtetases Esmejralda Uruçi.
Pritet që në seancën e radhës do të jenë avokatët mbrojtës që do japin përfundimet e tyre dhe më pas Gjykata e Tiranës do shprehet nëse do vendosë të dënojë ose jo vrasësin e ish-ministres Uruçi.
Kjo e fundit gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, teksa ishte duke u kthyer nga Universiteti i Durrësit, ku jepte mësim.
/Shqiptarja.com