BERAT-Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane janë arrestuar, ndërsa 4 elektricistë janë proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë që u shënua dje, ku humbi jetën një fëmijë 4-vjeç, pasi ra në kontakt me korrentin duke luajtur në lulishte në pedonale. 4-vjeçari pasi piu ujë në çezmë duke luajtur ra në kontakt me kabllot e ndriçimit duke humbur jetën.

Të arrestuarit janë Poli Ikonomi 32 vjeç me detyrë drejtor i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe Llazar Oxholli 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Në gjendje të lirë po ndiqen 4 elektricistët me inicialet F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre. Paraditen e djeshme fëmija Aleksandër Brahimasi ishte në park duke lypur me nënën, por në një moment iu shkëput për të luajtur në park, ku ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabllot ishin pa izoluar duke i marrë jetën. Fëmija është përcjellë sot në banesën e fundit.