Vdekja e foshnjës në Elbasan, Report Tv siguron ekskluzivisht dosjen hetimore! Mjeku i dha antibiotik: Nuk i pashë të arsyeshme ekzaminime të tjera! Nëna e fëmijës: Kishte vetëm mungesë oreksi

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e hetimeve që ka kryer për vdekjen e foshnjës Ajsi Islami, për të cilën po hetohet për mjekim të pakujdesshëm, mjeku pediatër Gentian Alla. Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se prindërit e kanë dërguar fëmijën në spitalin e Elbasanit më datë 16 janar, pasi kishte tre ditë që nuk ushqehej mirë.

Mjeku i ka dhënë antibiotik dhe shurup për kollën, por nuk ka kryer asnjë ekzaminim me tampon për COVID dhe asnjë analizë tjetër me argumentin se fëmija kishte vetëm virozë. Por tre ditë më pas, Ajsi Islami vetëm 2 vjeç e gjysmë është paraqitur në urgjencë ë gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv janë të gjitha dëshmirë, edhe të mjekut nën akuzë, edhe të prindërve, por edhe të mjekëve të urgjencës, të cilëve foshnja i vdiq në duar! Ajsi Islami, 2-vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, mbrëmjen e 18 janarit. Mjeku Gentian Alla, ditën kur vajza ka shkuar në spitalin rajonal e që më pas ndërroi jetë, ka qenë mjek dhe sipas dyshimeve nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Për pasojë, sot 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Kartela klinike dhe ilaçet që iu dhanë vajzës

Në dosje thuhet se janë marrë nën hetim kartela klinike dhe ilaccet që ka marrë fëmija. Konkretisht janë sekuestruar: Një flakon. azitromicinë 15 ml. 200mg/5ml me mbishkrimin "AZELTIN", sëbashku me kutinë e kartonit me të njëjtin mbishkrim. Një shishe qelqi me mbishkrimin Baby Cough Syrup 100 ml, sëbashku me kuti kartoni me të njejtin mbishkrim. Tre flakon me mbishkrimin CLENIL 800mcg, META DOSE. Dy flakon Sintredius 1.0 mg/ml, 5ml LOTTO.1090421. Gjithashtu është sekuestruar edhe receta mjekësore e datës 16 janar në emër të shtetases Ajsi Islami e cila mban vulën dhe firmën e Doktor Gentian Alla, pediatër. Në këtë recetë janë shënuar tre medikamente: Shurup Baby Cough 3x5 ml në ditë, Sintredius tre flakon 1x1 në ditë, shurup Azeltin 200mg/5 ml- 20 ml, 1x3 ml 2 orë pas buke.

Dëshmia e mjekut nën akuzë, që e vizitoi i pari fëmijën

Në dosjen e siguruar nga Report Tv është edhe dëshmia e mjekut pediatër i cili e ka vizituar fëmijën e vogël 3 ditë para se të ndërronte jetë. Mjeku Gentian Alla, ka thënë për hetuesit se e ka vizituar vajzën e mitur konform rregullave dhe sipas simptomave që fëmija kishte doli në konkluzionin që fëmija ishte në një gjendje virale. Kur u pyet nga se si dukej gjendja e përgjithshme e fëmijës ai sqaroi se fëmija atë ditë kishte vetëm mungesë oreksi, pak sekrecione nga hundët, nuk kishte temperaturë dhe pulmoni me sa mban mend dëgjohej i pastër.  Pra gjendja dukej e mire, nuk kishte ndonjë gjë shqetësuese. Ai gjithashtu deklaroi se nuk e mban mënd përshkrimin e recetës por ka qenë mjekim ambulator dhe e ka këshilluar që të ndiqej më pas nga mjeku i familjes.  Madje mjeku ka thënë se në ato momente nuk e ka parë të arsyeshme që të kryente ekzaminime të tjera pasi.  Infermierët që kanë qenë me mjekun në datë kanë nëvizuar se asnjëra prej tyre nuk e mban mend shtetasen Ajsi Islami dhe asnjëra prej tyre nuk është marrë me këtë shtetase.

Deklarimi mjekëve të urgjencës

Në dosjen e përgatitur nga oficeri i policisë gjyqësore është deklarimi i marrë mjekes pediatre të urgjencës së pediatrisë shtetases Dashuri Çela (Greço), e cila ishte mjeke roje në momentin kur familjarët sollën 2-vjeçaren në spital. Ai sqaron se ishte në dhomën e vizitave dhe po vizitonte një fëmijë dhe një prind hapi derën dhe i thotë:" Mbaro shpejt se kam fëmijën rëndë". Në dosje thuhet se menjëherë i solli fëmijën dhe ajo vuri re se fëmija ishte i nxirë në të gjithë trupin "cianozë", e mori fëmijën dhe e çoj në reanimacion ku e vendosën fëmijën në oksigjen, i morën analizat me vështirësi dhe i filluan mjekimin.  Parametrat jetësorë ishin të ulët, fëmija ishte pa vetëdije, nuk reagonte. Pasi pa që fëmija nuk po përmendej është njoftuar menjëherë shefja e pavijonit, Ermira Karajani, e cila erdhi rreth 10 minuta pasi u njoftua dhe shtetasja Dashuri Çela më pas kaloj tek dhoma e vizitave. Pas disa minutash shtetasja Dashuri Çela u njoftua nga shefja e saj Ermira Karajani se do t'a nisnin fëmijën për në Tiranë.  Doktoreshë Dashurie Çela përgatiti dokumentacionin për ta ccuar në QSUT dhe kur shkoi tek infermierja që të niseshin pa që fëmijës po i bënin masazh kardiak, pra fëmija ndërroi jetë dhe nuk e nisën dot për në Tiranë. Në momentin që po e bënin gati t'a vendosnin në barrelë në mënyrë që t'a transportonin për në ambulancë fëmija nuk po merrte më frymë dhe menjëherë shtetasja Arfije Oshafi filloi t'i bënte masazh kardiake për rreth 8-9 minuta por fëmija nuk reagoi më.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Ermira Karajani, shefe e Reanimacionit të Pediatrisë, fëmija ishte me dy sisteme serumi, me saturime 42 dhe merrte 10 litra oksigjen në minutë, nuk reagonte dhe pothuajse blu.  Mjekimi po vazhdonte dhe i shtuan një antibiotik tjetër, pra e mjekuan në mënyrë tepër intensive me tre antibiotik, plus dhe medikamente të tjera ndihmëse.  Në momentin që ka mbërritur ambulanca gjendja e fëmijës ishte tepër rëndë, parametrat jetësorë ishin pothuajse në fund, i bëri masazh kardiak por fëmija ndërroi jetë.

Dëshmia e nënës: Nuk hante, doktori i dha vetëm 2 shurupë

Mamaja e Ajsit, Zamira Islami, në lidhje me këtë ka deklaruar se fëmijën e kishte çuar para tre ditësh për vizitë tek pediatria e spitalit të Elbasanit. Aty i bën një vizitë pasi fëmija kishte rreth dy-tre ditë që nuk po konsumonte ushqim. Doktorri e vizitojë dhe i tha që nuk ka ftohje por duket si virozë dhe i dha dy shurupa.  Nuk di të thotë se për çfarë ishin saktësisht shurupat që i dha. Ata u larguan pasi morën recetën, blen ilaçet dhe ikën për në shtëpi. I'a dha vajzës këto shurupa për tre ditë dhe vajza dukej sikur u përmirësua pasi filloj dhe të konsumonte ushqim. 2 ditë pas vizitës tek doktori, ditën e trafgjedisë, më datë 18 vajza u zgjua në mëngjes dhe dukej mire, por ushqimin nuk po e konsumonte, gjatë ditës ka pirë vetëm pak lëng frutash.  Atë pasdite sipas nënës filloi të nxihej nxihej dhe menjëherë mori në telefon bashkëshortin e saj shtetasin Agim Islami, pasi ai erdhi u nisën për në spital. Erdhën në spital dhe menjëherë mjekët e morën vajzën dhe e çuan në reanimacion pasi ajo ishte e nxirë dhe nuk reagonte. Rreth një orë pasi e shtruan në reanimacion mjekët po e bënin gati vajzën që ta nisnin për në Tiranë. Nëna gjatë gjithë kësaj kohe qëndronte pranë vajzës, kur i thanë që të bënte gati plaçkat pasi do niseshin shtetasja Zamira Islami vuri re që vajza nuk po merrte më frymë dhe i tha mjekes: "Vajza sikur nuk po merr më frymë", pas kësaj mjekët dhe infermierët filluan t'i bënin masazh por vajza ndërroj jetë.

Dëshmia e babait

Të njëjtën deklarim si mamaja e foshnjës ka bërë edhe babai. Ai ka konfirmuar se vajzën e kishin çuar për vizitë në spitalin e Elbasanit para tre ditësh dhe mjeku që e vizitoj vajzën i tha që vajza nuk ka ftohje por mendonte për ndonjë virozë. I dha disa ilaçe dhe ata u larguan për në shtëpi.  Vajza vazhdonte të ishte e pafuqishme, nuk konsumonte ushqim dhe gjendja vazhdonte njësoj. Ai nënvizon se vajza nuk ka pasur asnjë shqetësim tjetër as temperaturë asgjë.  Ai gjithashtu sqaroi se vajza e tij Ajsi Islami nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje. Kur u pyet nga ana jonë se çfarë simptomash kishte vajza para tre ditësh kur ata e çuan për vizitë ai sqaroi se vajza nuk kishte asnjë simptomë thjesht nuk po konsumonte ushqim dhe ishte e pa fuqishme.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/01/2022 01:19

    @...Ndoshta ke nevoje ti per lirim,lexo me kujdes para se te flasesh!Nena ka humbur kohe te cmuar kur e pa femijen qe po nxihej, ne vend te lajmeronte menjehere urgjencen,ka lajmeruar burrin,sa erdhi burri,sa e cuan ne spital.Makina e tyre s'ka sirene te hape rrugen dhe nuk eshte e pajisur me ilace dhe aparatura qe ndihmojne mbajtjen ne jete dhe ve bast, qe prinderit as qe dine te bejne CPR,e shumta e kane ferkuar ne trup dhe ne dore.Paniku ka ndikuar negativisht ne ta.A e ke idene sa kohe mbijeton truri pa oksigjen?-4-6 min.dhe kur mbyllen komplet rruget e frymemarrjes-10 sec.Dhe nuk them qe stafi te sherbeje 24/24 ne shtepi,por me ben pershtypje qe vdekjen QE NDODHI NE SPITAL,e vuri re e para nena,qe po i rinte prane shtratit te urgjences,kur ne fakt duhet t'a kishin sinjalizuar aparaturat me pare dhe mjeket e infermjeret qe supozohet si profesioniste t'a kuptonin te paret.

    Përgjigju
  • Iris: 22/01/2022 01:33

    Duket qe ilacet jane dhene kunder gripit se mundeshme dhe sekrecioneve.Antibiotiku pak i tepert per nje viroze,por dhe prinderit nuk jane pa faj.Ne pergjithesi shikoj se prinderit ne Shqiperi kane tendence qe semundjet t'i luftojne me ushqim,po hengren femijet,ata jane te kenaqur.Ne kete rast,i duheshin dhene, edhe me detyrim, me shume lengje si cajra te ngrohte,uje i ngrohte me limon e pak sheqer,leng mishi e pule,leng frutash.Gjithashtu me ben pershtypje, qe ishte nena qe e vuri re qe vajza pesoi asfiksi,nuk e kishin te lidhur me aparatura qe japin sinjalin ne kete rast,per te mos folur per infermjeret e mjeket e pranishem,qe se kuptuan?!

    Përgjigju
    • @iris gomarja: 22/01/2022 09:52

      pirdh se lirohesh Iris... Nena e pa ne shtepi qe ishte ne gjendje asfiksie, si thua ti duhej gjithe stafi spitalit te sherbente 24/24h ne shtepi?!

  • Xhixhi: 21/01/2022 20:07

    Halli eshte se te gjithe mjeket ne Shqiperi keshtu si ky bejne. Nuk ti bejne te gjitha ekzaminimet. Mafie me bluze te bardha.

    Përgjigju
  • Dr_DE: 21/01/2022 18:31

    Mjeku bie me kembet e tij vet brenda,nga njera ane thot mu duk thjesht viroze dhe mushkerit ishin te lira ne degjim me stetoskop. Nqs nuk ka pas asnje shenje pneumonie perse Azitromicin antibiotik, CLENIL bronkodilatator, Cortisone(prednisone)?! Si mundet kete mjekim kur thua qe ishte dicka virusale, qe kur virozat trajtohen me keto protokolle?!

    Përgjigju
    • Eni: 22/01/2022 15:58

      Shume e vertete, ato nuk jane mjekime normale per viroze, femija ka patur edhe kolle perderisa i ka dhene edhe shurup kolle. Nga ana tjeter ka shume mjeke qe japin antibiotike per viroza ne Shqiperi, kur eshte ditur qe viruset nuk kurohen ne antibiotike. Si nuk ka protokolle per kurimet e pacienteve, kush nuk i zbaton nuk duhet te lejohen me te ushtrojne profesionin e te marrin jete njerezish ne qafe.

  • Pupupu: 21/01/2022 17:38

    Si jepet antibiotik per mos-ushqyerje??

    Përgjigju
  • xxx: 21/01/2022 17:34

    Mafia me bluza te bardha qe jane mesuar me para

    Përgjigju
  • Serena: 21/01/2022 17:23

    Po t gjithe atibiotik japin fatkeqesi eshte kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?