TIRANË- Pas vdekjes së foshnjës tek materniteti i ri ''Koço Gliozheni” procedohen penalisht tre mjekë gjinekologë. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se bluzat e bardha akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
Mjekët dyshohet se nuk i kanë ofruar ndihmën e duhur një nëne nga Saranda e cila ishte në regjim spitalor në këtë maternitet prej tre ditësh.
Nëna nga Saranda ka lindur tre ditë më parë foshnjën e saj, pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në të njëjtin maternitet. Ajo ndodhej nën kujdesin e mjekëve por pas disa komplikacioneve, iu nënshtrua një operacioni.
Fillimisht ka qenë gjyshja e saj që ka bërë denoncim në Polici ndaj mjekëve, që sipas saj nuk kanë ndërhyrë në momentin e duhur për të shpëtuar foshnjën. Burime nga Policia për Report TV sqarojnë se kanë sekuestruar kartelën shëndetësore të nënës nga Saranda.
Tashmë është Prokuroria e Tiranës që do të zhvillojë hetimet për mjekët që dyshohet se nuk kanë vepruar në kohë për të shpëtuar foshnjën. Bluzat e bardha akuzohen për mjekim të pakujdesshëm, vepër penale që parashikon dënim nga gjobë deri në 5 vite burg.
Ndërkohë i kontaktuar nga Report TV, drejtori i Martiniteti “Koço Gliozheni” Genci Hyka tha se nuk mund të komentojë rastin përderisa çështja është në hetim.
Për më shumë detaje rreth vdekjes së foshnjës dhe shpjegimit të mjekëve në Polici (SHIKO KËTU)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11369
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spitali ‘Koço Gliozheni’ me aparatura bashkëkohore, Rama ndan pamjet: Është rritur cilësia e shërbimit
18 Mars 2024, 11:06
-
Familja Deda nga Lezha sjell në jetë fëmijën e shtatë! Vjen në jetë Hana, vajza e gjashtë nga motrat me 1 vëlla
26 Tetor 2023, 18:03
-
Prej dy muajsh e shtruar në maternitet me diagnozën e rrallë! Mjekët bëjnë mrekullinë, shpëtojnë jetën e nënës dhe foshnjës në Tiranë
26 Shkurt 2023, 14:34
-
Vdekja e dy të rejave në maternitet, gratë e vajzat në protestë: Të bëhet drejtësi, ashpërsim i ligjit për mjekimet e pakujdesshme
6 Shkurt 2023, 13:23
-
Bllok i ri operator në maternitetin 'Koço Gliozheni', Manastirliu: Zgjerohen kapacitetet, me buxhetin e ri fillon puna për realizimin e qendrës së parë të riprodhimit të asistuar
19 Tetor 2022, 13:24
-
U bë nënë për herë të parë në moshën 52 vjeç, infermierja nga Prishtina lind vajzën në Tiranë: Më në fund ia dola (VIDEO)
16 Shtator 2022, 11:25
-
Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini bëhet nënë për herë të parë
2 Prill 2022, 11:39
-
Vdekja e foshnjës në Elbasan, Report Tv siguron ekskluzivisht dosjen hetimore! Mjeku i dha antibiotik: Nuk i pashë të arsyeshme ekzaminime të tjera! Nëna e fëmijës: Kishte vetëm mungesë oreksi
21 Janar 2022, 17:03
-
Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, nën hetim mjeku për neglizhencë në trajtimin mjekësor
20 Janar 2022, 11:37
-
Investime në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ministrja e Shëndetësisë: Me buxhetin e 2022 fuqizojmë maternitetet dhe pediatritë
6 Nëntor 2021, 13:47
-
Manastirliu publikon foton e bukur: Pas 40 ditësh të vështira, trinjakët te 'Koço Gliozheni' gëzojnë shëndet të plotë
30 Qershor 2021, 19:17
-
Lajm i bukur nga materniteti 'Koço Gliozheni', vijnë në jetë trinjakë
30 Prill 2021, 09:19