Vdes një foshnje te materniteti 'Koço Gliozheni’ në Tiranë, familjarët: Mjekët vonuan operacionin, foshnja lindi me shenja jete

Një foshnje ka vdekur te Materniteti i ri ''Koço Gliozheni’ në Tiranë. Një nënë nga Saranda ka lindur dy ditë më parë foshnjën e saj, pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet. Nëna ndodhej nën kujdesin e mjekëve por pas disa komplikacioneve, ajo iu nënshtrua një operacioni.

Sipas burimeve policore, foshnja ka lindur e pajetë. Nga ana tjetër, familjarët pretendojnë se foshnja ka lindur me shenja jete dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë. Në denoncimin që kanë bërë në Polici, familjarët janë shprehur se mjekët nuk e kanë futur në operacion vajzën në momentin e duhur, cfarë ka sjellë më pas vdekjen e foshnjës.

Policia e Tiranës, menjëherë pas denoncimit, ka marrë në pyetje 5 mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni’”, të cilët janë shprehur për të se e kanë futur në operacion nënën fill pas komplikacioneve dhe se nuk kishin cfarë të bënin më shumë, pasi foshnja kishte vdekur. Sakaq, Policia është në pritje të prindërve të kësaj foshnjeje, të cilët ende nuk kanë shkuar për të dhënë dëshmi.Tanimë i takon Prokurorisë të vendosë nëse do të bëhet autopsia mbi foshnjen për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të parë nëse një ndërhyrje nga ana e mjekëve do të mund t'ia kishte shpëtuar jetën.

Rreth kësaj ngjarjeje, Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë pyetur drejtuesit e  maternitetit ''Koço Gliozheni", të cilët thanë se nuk mund të japin asnjë informacion për sa kohë që cështja është nën hetim.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja