"Ajo që e zgjidhte në rastin konkret do të ishte ndërhyrja kirurgjikale. Nuk jam specialist i fushës, por në shpretkë nuk operon obstetri, por thërritet një obstetër gjinokolog. Është thërritur një kirurg për të bërë këtë ndërhyrje, por gjendja ka qenë tepër e rëndë", u shpreh ai.
Duke iu referuar kalvarit të nënës shtatzënë në disa spitale, Brahimaj thotë se specialitetet duhet të ishin në një Qendër Spitalore, për të shmangur kështu vonesat në diagnostikim dhe dhënien e ndihmës së shpejtë për të sëmurin.
"Gjëja më e mirë do të ishte që spitalet të ishin bashkë, siç funksionon në të gjithë Europën. Duhej të ishin bashkë të gjitha specialitetet e mjekësisë", thekson Brahimaj.
Brahimaj thotë gjithashtu se gabimet në mjekësi janë një dukuri, por sipas tij, nuk duhet të njihet vetëm mjekimi i pakujdesshëm, por edhe gabimi mjekësor apo fatkeqësitë mjekësore.
"Ne edhe kur gjykojmë gabimin, i kemi ndryshe metodat. E gjithë bota thotë se janë gabime të mjekësisë, sepse nuk është një shkencë ekzakte, nuk është një matematikë, por studimet klinike të këtyre metodave thotë se këtu nuk të garantojnë 100%, por thjesht vendosin shina më të sigurta për të lëvizur. Faktori i dytë janë gabimet e sistemeve. Gabimet që ndodhin për shkak të urdhëresave, rregulloreve që ne vendosim për të menaxhuar sistemin shëndetësor, pastaj vijojnë gabimet e mjekëve. Njihet mjekimi i pakujdesshëm dhe jo gabimi mjekësor apo fatkeqësitë mjekësore. Mjekësia ligjore mjekim të pakujdeshëm konsideron bërjen apo mosbërjen e një veprimi. Këtu kapet ajo që thuhet bërë këtë që ishte gabim, ose nuk e bërë këtë hallkë që do të të çonte në drejtimin e duhur. Gabimi mjekësor janë gabime që bëhen me vetëdije pasi ka besim se do t'ia arrijë suksesit", thotë Brahimaj.
Pse u dërgua në disa spitale gruaja shtatzënë?
Në institucionin e parë që ka shkuar, në maternitet, ka shkuar për faktin se ishte grua shtatzënë. Obstetrit me të drejtë kanë përjashtuar problemet e sferës së tyre ku ata janë specialistë. Po të kthehemi te shkaku i vdekjes, çarja e enës që furnizon shpretkën, ata me të drejtë kanë përjashtuar sferën e tyre. Ka pasur një dhimbje në zonën e zemrës, që në atë gjendje, e para që të shkon në mendje është një sëmundje e zemrës.
Pse ndodhi vonesa në diagnostikim?
Shkuarja drejt diagnozës në mjekësi, në gjendje të vështirë, merren 3-4 diagnoza dhe përjashtohen njëra pas tjetrës. Duke mbledhur faktet që merren nga ankesa e të sëmurit, apo ekzaminimit laboratorike apo me pajisje të tjera. Në çarjen e shpretkës, ajo ka gjak brenda, por cipa që ka e mban dhe kjo hemorragji nuk reflektohet në të gjithë organizmin. Ajo shkakton dhimbje, por nuk je i sigurt që gjaku, nuk kanë qenë në fillim që të zbulonin një gjakderdhje. Kur kanë kaluar orë, më pas është parë që dyshohet fort për një hemorragji. Prandaj është bërë kjo lëvizje. Pastaj, analiza e këtyre, ballafaqimi i përfundimeve të mjekësisë ligjore.
A duhet parë sistemi pas kësaj ngjarje?
Ajo që e zgjidhte në rastin konkret do të ishte ndërhyrja kirurgjikale.
Bëhej dot në maternitet ndërhyrja kirurgjikale?
Nuk jam specialist i fushës, por në shpretkë nuk operon obstetri, por thërritet një obstetër gjinekolog. Është thërritur një kirurg për të bërë këtë ndërhyrje, por gjendja ka qenë tepër e rëndë.
Gjëja më e mirë do të ishte që spitalet të ishin bashkë, siç funksionon në të gjithë Europën. Duhej të ishin bashkë të gjitha specialitete e mjekësisë.
Brenda po thoni që brenda QSUT të ketë edhe një maternitet?
Të ishte të paktën shërbimi i urgjencës polivalent. Sepse tek ne mjeku, specialiteti i urgjencës është një specialitet i ri, i viteve të fundit. Krijimi i specialitetit të urgjencës është i viteve të fundit. Urgjenca, për vetë termin, imponon veprime të sakta, të duhura dhe të shpejta. Kjo është urgjenca e vërtetë. Kërkohet të jetë mbi të gjitha i aftë dhe të ketë në dispozicion pajisjet e duhura.
Ne e kemi qendrën e urgjencës. A duhet të shkonte gruaja te kjo qendër?
Ka shkuar, por është urgjencë e sëmundjeve të brendshme. Dhe ka shkuar atje. Pasi është përjashtuar zemra, është shkuar në Sanatorium.
Si institucion ndjeni përgjegjësi?
Ne i kemi licencuar mjekët pasi kanë përmbushur kriteret e licencimit. Nëse konstatohet e kundërta, do të heqim licencën. Nëse vendimi i gjykatës i shpall fajtor, jemi të detyruar të heqim licencën e mjekëve. Por, nuk duhet të jetë synimi që gjithçka t'i faturohet mjekëve dhe të shkohet drejt poshtërimit të tyre.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com