Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit francez Lionel Jospin, duke e cilësuar atë si një figurë të madhe politike dhe një mik të shqiptarëve.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Majko ndau kujtimet e tij personale për Jospin, duke e përshkruar si një figurë stabiliteti në një sistem me ekuilibra të brishtë.

Por ajo që Majko veçon më shumë është roli i ish-kryeministrit francez gjatë Luftës së Kosovës.

"Ish kryeministri i Francës, Lionel Jospin (1997 - 2002), ka ndëruar jetë! Kam kujtim të veçantë për këtë njeri i cili të impononte respekt! Ai ishte produkt i karizmës personale sa edhe i institucioneve franceze! Lionel Jospin ishte socialist! Ai bashkëqeverisi Francën me një politikan të djathtë dhe me “kockë të rëndë” siç ishte Zhak Shirak! Lionel Jospin ishte një francez atipik! Ai nuk qëndronte i fshehur pas versionit “publik”! Në një sistem të ndërtuar mbi ekuilibra të brishtë, ai ishte njeri i stabilitetit. Lionel Jospin ishte përkrahës i shqiptarëve në Luftën e Kosovës! Ai ndryshoi, edhe tek unë, perceptimin që kisha për francezët! Ishte njeri, dhe pastaj titullar! I qoftë dheu i lehtë!" shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri francez, Lionel Jospin


U.D/Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 13:11

    Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?