Ndërkohë që familja është në zi, e shokuar tërësisht pas goditjes së madhe që mori me vdekjen e papritur të Davide Astorit, kapitenit të ekipit të Fiorentinës në Serinë A italiane, prokuroria ka bërë hapin e radhës në kuadër të zbardhjes së ngjarjes, që deri më tani mbulohet ende me mister. “Kemi hapur dosjen hetimore me hipotezën e një vrasjeje të qëllimshme, ende e panjohur për ne dhe jemi në pritje të rezultatit që do të na japë autopsia” – kështu ka thënë kreu i prokurorisë në Udine, Antonio de Nìcolo.

Astori u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit në Udine, ku skuadra e tij ishte stacionuar për ndeshjen kundër skuadrës vendase të Udinezes. Trupi i pajetë u gjet nga masazhatori i ekipit. Fill pas vdekjes, u tha se ishte shkaktuar nga një atak kardiak.

s.k/Shqiptarja.com