Li Wenliang, mjeku Wuhan i cili u vu në shënjestër të policisë për përpjekjen pas përhapjes së alarmit në dhjetor të vitit të kaluar, vdiq nga koronavirusi ditën e djeshme.
Mirëpo, vdekja e tij ka ngjallur një sërë debatesh në rrjetet sociale, ku persona të ndryshëm kanë shpërthyer hidhërimin dhe zemërimin e tyre kundër qeverisë, duke bërë thirrje për më tepër përgjegjësi dhe liri të fjalës. Thirrje të tilla shihen rrallë në ambientet e kontrolluara të rrjetëve sociale të Kinës.

Temat "qeveria Wuhan i detyrohet Dr. Li Wenliang një ndjesë", dhe "Ne duam lirinë e fjalës", po kryesojnë Weibo, një platformë e ngjashme me Twitter në Kinë.
Publiku ka qenë i zemëruar për javë të tëra që kur zyrtarët e Wuhan e minimizuan dëmet e shkaktuara nga virusi. Por autoritetet qendrore ishin kryesisht në gjendje ta mbanin të bllokuar zemërimin e tyre të përqendruar tek zyrtarët lokale, duke lejuar një sasi të rrallë transparence dhe duke i dhënë mediave kineze një dorë relativisht të lirë. Sidoqoftë, në javën e kaluar, autoritetet qendrore kanë forcuar kontrollin e tyre për rrjedhën e informacionit, me mediat shtetërore që theksojnë histori pozitive të rezistencës dhe heroizmit, raportojne mediat ndërkombëtare.
Një mesazh i tërhequr në dëborë që lexon "Lamtumirë Li Wenliang" në Pekin
Pamjet e mëposhtme që tregojnë ngritjen e një memorial i vogël, janë marrë nga ambientet jashtë spitalit ku punoi Li. Memoriali është ngritur për të nderuar mjekun.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi/ 86 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 724, të infektuarit nxirren me forcë nga shtëpitë
