PRETORIA - Korteu funebër që transporton trupin e Nelson Mandelës, nëpër rrugët e Pretorias, ditën e sotme i është drejtuar ndërtesës qeveritare, ku ish-presidenti afrikano-jugor do të vendoset, për t`i dhënë edhe lamtumirën e fundit.
 
Arkivoli i tij, është i mbuluar nga flamuri i Afrikës Jugore, brenda një makine me xhama të errët e ndjekur nga një ambulancë, 20-të makina të tjera dhe motorrë të shumtë.
 
Nelson Mandela, ndërroi jetë në 5 dhjetor të këtij viti në moshën 95-vjeçare.
 
Ditën e martë, në Afrikën e Jugut u zhvilluan homazhe nga shumë liderë të gati 90 shteteve të ndryshme të botës, të cilët përkujtuan jetën dhe veprën e të ashtuquajturit Mandiba, duke e quajtur humbjen e tij, një humbje të madhe për të gjithë botën.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)