Policia e Athinës po heton veprimet e efektivëve të komisariatit të “Kato Patias” ku më 3 gusht 2016 gjeti vdekjen emigranti shqiptar Pëllumb Marnikollaj.

Për herë të parë dy javë pas kësaj ngjarje në një komunikatë për shtyp policia e shtetit në greqi konfirmon nisjen e hetimit dhe sqaron se prej 11 gushtit raporti mjekoligjor për Marnikollajn dhe veprimet e policëve të komisariatit tashmë i janë dërguar prokurorisë së shtetit të Athinë.

Në këtë komunikatë ajo çka bie në sy është fakti se për herë të parë policia greke i atribuon mediave shqiptare faktin se kanë shkruar se Marnikollaj është hedhur nga kati i dytë, çka për shumë kohë ka qenë një mister dhe familjarët e Marnikollajt kanë denoncuar faktin se atyre është dhënë që ai ishte hedhur nga kati i katërt.