"Izraeli nuk ka ambicie në territorin libanez." Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar shkroi këtë në llogarinë e shtetit të Izraelit në mediat sociale në gjuhën arabe, një ditë pasi më shumë se 30 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në tokën libaneze. Deklarata vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi mbrëmë se një forcë e madhe tokësore izraelite po përparon në Libanin jugor për të pushtuar zona dhe për të "fortifikuar" atë që ai e quajti një "zonë sigurie" brenda vendit. Sipas Saar, ofensiva ushtarake izraelite që zgjat disa muaj kundër Libanit është "rezultat i dështimit total të qeverisë libaneze për të përmbushur detyrimet e saj" dhe për të mbajtur luftëtarët e Hezbollahut në veri të lumit Litani.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 31 të vdekur e 40 të plagosur në Libanin Jugor, Izraeli: Udhëheqësi ushtarak i Hamasit është vrarë







