TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sërish ditën e sotme qeverinë dhe Ministrinë e Energjitikës, lidhur me vdekjen e minatorit 48 vjeçar Gjovalin Prenga në minierën e Munellës në Pukë.
Deputeti i PD, Gjergji Papa tha në akuzën e tij se përgjegjës për vdekjen e minatorit është neglizhenca e qeverisë në kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve në këtë galeri.
Sipas Papës, miniera e Munellës është jashtë çdo kushti të sigurisë në punë, ndërsa qeveria nuk kishte marrë masa për këtë punë. Në këtë drejtim, selia blu ka akuzuar gjithashtu qeverinë e majtë, se gjatë kësaj kohe, ka pasur më shumë vdekje të minatorëve në 24 vitet e fundit.
Më poshtë deklarata e plotë për mediat e Partisë Demokratike:
Të gjithëve na kujtohet përpara zgjedhjeve, se si ishin bërë minierat, pelegrinazhi politik i Edi Ramës. Ai përbetohej dita ditës se do ta ndryshonte statusin e minatorit, dhe do të krijonte siguri për jetën e tyre. Asgjë nuk ka bërë. Gjendja është përkeqësuar, dhe numri i viktimave është më i madhi në 24 vitet e fundit. Vdekja e minatorit në Munellë ishte e paralajmëruar dhe kjo është një akuzë para të cilës ndodhet qeveria, dhe asnjë lloj propagande apo sulm ndaj opozitës nuk e shpëton prej përgjegjësisë. E themi sot me plot bindjen, se, nëse qeveria do të bënte detyrën që i takon, kryefamiljari i ndjerë nuk do të kishte humbur jetën. Kolegët e tij, bëjnë të ditur se miniera është jashtë cdo kushti minimal të sigurimit teknik. Kjo është një përgjegjësi e pastër dhe e drejtpërdrejtë e qeverisë. Kolegët minatorë të të ndjerit, thonë se inspektorët e ministrisë nuk kanë kryer detyrën që u takon dhe dyshimet e tyre të bazuara janë për neglizhencë me dashje në këmbim të ryshfetit. Emerimet politike në Repartin e Inspektim Shpetim Minierave, heqja nga puna e specialisteve, ka sjellë renien drastike të profesionalizmit. Dhe kur kjo tragjedi ka ndodhur në mineren e cila mbahet si një ndër më të sigurtat teknikisht, imagjinoni se cfarë mund të ndodhe në minierat e tjera. Dhe në fakt, numri i aksidenteve me vdekje në galeritë e minierave tona, në 15 muajt e fundit është absolutisht shumë herë më i lartë se cdo vit tjeter, përfshi edhe fillimin e viteve 90. Kjo është përgjegjësi e pastër dhe e drejtpërdrejtë e qeverisë. Minatorët thonë se kjo është një tragjedi që do të përsëritet, nëse ministria nuk do të ndërhyjë, për të bërë punën që i takon. Të gjithëve na kujtohet përpara zgjedhjeve, se si ishin bërë minierat, pelegrinazhi politik i Edi Ramës. Ai përbetohej dita ditës se do ta ndryshonte statusin e minatorit, dhe do të krijonte siguri për jetën e tyre. Asgjë nuk ka bërë. Gjendja është përkeqësuar, dhe numri i viktimave është më i madhi në 24 vitet e fundit. Dhe sot, jo vetëm nuk mban përgjegjësi, por nuk gjen kohë as të shprehë ngushëllime, as të solidarizohet. Mashtrim dhe më tej përbuzje. Kjo është politika e Edi Ramës me minierat dhe me minatorët. I bëjmë thirrje prokurorisë të hetoje me shpejtësi e seriozitet këtë rast. I gjithë dokumentacioni i Repartit te Inspektim SHpetim Minierave, për rastin e Munellës, duhet bërë transparent. Përgjegjësit e kësaj tragjedie duhet të përgjigjen para ligjit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com