Në Tiranë vdiq në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt për dekada me radhë. Vdekja e saj u njoftua sot nga familja. Pas rrëzimit të diktaturës, në vitin 1992, Nexhmije Hoxha, e njohur si Zonja e Zezë e Ballkanit, u arrestua dhe u dënua me burgim për shpërdorim të fondeve qeveritare. Ajo asnjëherë nuk hoqi dorë nga vlerësimi i bashkëshortit, duke refuzuar ta quajë atë diktator. Gjatë regjimit të Hoxhës nga viti 1945 deri në 1991, 5, 577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan. Më shumë se 26 mijë njerëz u burgosën dhe 77 mijë u dërguan në kampe të punës.
Shkrimtari Uran Kostreci, ish i denuar politik i regjimit komunist, reagoi pas daljes së lajmit:
“Unë po ju them se sot ka vdekur Lady Makbeth. Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime. Mendoj se shqiptarët janë gëzuar sot me këtë lajm, se iku një person aq i urryer. Megjithatë, kjo vdekje nuk e mbyll as dosjen e diktaturës as kapitullin e nostalgjikëve të regjimit komunist. Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë. Ata janë mjaft të rrezikshëm, sepse disa kanë qenë edhe vet në terren gjatë aksioneve kriminale të diktaturës, madje kanë bërë edhe vrasje me dorën e tyre. Ne të dënuarit politikë nuk vrasim njeri, sepse ky është ndryshimi ynë me ata. Krimet që ka bërë ajo klikë, ajo kastë, ajo mafie komuniste kanë qenë të tmerrshme dhe vërtet njeriu duhet të gëzojë kur nga këta njerëz kaq të urryer largohen nga kjo jetë dhe na hiqen qafe e të mos i shohim më të paktën”- tha shkrimtari Uran Kostreci, ish të dënuar politik i regjimit komunist./VOA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2117
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam' - Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së
6 Janar, 21:38
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor 2024, 19:36
-
Ndërron jetë ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi
7 Shtator 2024, 07:05
-
Dalin dokumentet e CIA: Pse ra plani për eleminimin e Nexhmije Hoxhës?!
1 Shtator 2024, 19:26
-
'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit
30 Qershor 2024, 22:36
-
Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por...
11 Prill 2024, 18:22
-
Gazetari i Zërit të Amerikës, në listën e sanksioneve të reja të Rusisë
15 Mars 2024, 22:14
-
Studiues e diplomatë komentojnë vizitën e Sekretarit Amerikan, Blinken, në Shqipëri: Dëshmon angazhim të madh në gadishullin ballkanik
14 Shkurt 2024, 19:50
-
Dënimi absurd i poetit Uran Kostreci, përndjekja e një poeme që lindi në burgun e Burrelit! Çfarë shkruante spiuni: Udhëheqësin e Partisë e quajti Karkaleci i madh
29 Janar 2024, 18:42
-
Dëshmia e rrallë, e ish-shefit të ‘Bllokut’ të udhëheqjes: Si u zunë për flokësh Teuta me Liljanën për një vaskë, Nexhmija rrinte e shikonte
8 Janar 2024, 13:02
-
Dr. Elez Biberaj del në pension pas një karriere 43 vjeçare tek Zëri i Amerikës
21 Dhjetor 2023, 11:22
-
Nexhmije Hoxhën, si e njoha kur isha gardiane në burgun e Tiranës! Flet këngëtarja Vera Picari: Nuk e hante kurrë ushqimin e qelisë! Më thoshte shpesh herë ik nga këtu
11 Nëntor 2023, 07:13
Pas saj shkofte edhe diktatori me i eger e gjakatar:Sali Serb Vicidolli .
PërgjigjuMarte me vete diktatorin me te eger te viteve , Sali Serb Vicidollin.
PërgjigjuE thua ti kete, un do jen i kenaqur kur te varin si Musolin Berishen.
PërgjigjusE FUNDI AJO IKU POR DHE JETOI aTHUA DO PRESIM QE TE RROJE AKOMA mETA E bERISHA
PërgjigjuFamilje kriminelesh o uran,,,ate dinin te benin te vrisnin e prisnin,,,,nuk me duken pisa femijet e tij,,NDOSHTA JAM GABIM,,megjithese kane care ne jete me perkrahjen e kriminelit sadist ENVER HOXHA....
Përgjigju