Vdekja e paralajmëruar e ARMO-s!

Vdekja e paralajmëruar e ARMO-s!

Mësova se ARMO po shitet si skrap dhe nën boshllëkun e një ndjesie njerëzore psherëtiva: Vdiq! Ndokujt i duket çudi që thuhet Vdiq për një dinosaur që për eshtra ka kulla, kapriata dhe për deje rrjete tubacionesh të gjitha metalike, për stomak rezervuar të mëdhenj; gjithçka metalike, më së shumti çeliqe special dhe metale të rralla. Ndoshta për ndokënd dosido, por jo për ata që e njohin dinosaurin që quhej Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës dhe shkurt thirrej UPTHN. Në atë dinosaur janë mëshiruar djersa, mund dhe mëndja e ndritur e qindra naftëtarëve, njerëz të lavdishëm që vinin në punë dinosaurin gjigand ku çdo sekond në barkun e tij injektohej nafta shqiptare dhe dorë pas dore nga njeri repart në tjetrin prej rafinimit dilnin nënproduktet e sajë që mbanin në këmbë një ekonomi të tërë.

Dhe kjo për vite e vite me radhë. E pra, gjigandi metalik është më shumë njerëzor; i gjithë prej kocke, mishi e gjaku se sa prej metali. Një flakë zjarri maj një oxhaku dhe nuk fikej kurrë, që vështroja sa herë udhëtoja nga Fieri për në Gjirokastër në rrugën e vjetër, simbolizonte lavdinë e njerëzve që dinin ta vinin në lëvizje dhe bënin të dobishëm gjigandin metalik. Dhe kjo kur çdo gjë kur e parë së jashtmi por nëse hyje brenda kuptoje se ishe në një botë tjetër. Takoje specialist të të gjitha niveleve nga punonjës me kategori profesionale, teknikë dhe inxhinierë të gjithë mendje dhe duar artë. Lavdia e tyre shtohej kur shikoje ku punonin. Shkallën e lartë, delikate dhe e vështirë e teknologjisë të impononte një respekt në rritje. E pikërisht për mua dhe ata që e kanë njohur UPTHN ndjejnë dhimbje dhe thonë: Vdiq! Dhe vdekja e sajë ishte e paralajmëruar.

Ajo ra në vitet 1995-1996 por gjeti forca dhe u ringrit. Ishin njerëzit e sajë të cilët iu përkushtuan, e kuruan imtësisht dhe e shpëtuan, flaka mbi oxhak u rindez. Gjigandi metalik nisi të marrë frymë. Por nuk qe e thënë. Vdiq por jo se u shua vet. E qëlluan befasisht dhe keqas. Kjo ndodhi në pranverën e vitit 2008. Plagë e rëndë që u kthye në gangrenë. Vuajtje e poshtërim vit pas viti deri sa u rrëzua, mbylli sytë. Dëgjoj baballarët e Kombit që kacafyten të irrituar se dikush paska publikuar foton e Enver Hoxhës apo në një emision teatral na qenka satirizuar ish prefekti Qazim Mulleti. Aferim o baballarë! Pa qetësohuni dhe ktheni sytë nga një gjigand që ka vdekur. Më të po varroset një lavdi e madhe, një pasuri e madhe. Si juve nuk gjeni kohë, të paktën, të thoni një përshpirtje për të?! Sikur të mundesha atë gjigand ta merrja në duar, si Statujën e Lulit të Vocërr, t’iua sillja në tavolinat tuaja. Ndoshta do ti kujtonte diçka, mbase iu bënte të ndjenit për të dhe për ata teknologë nafte që iu prenë krahët, iu vranë krenarinë e tyre. Po sikur të mund ta çoja në tavolinën e foltores se Sali Berishës dhe ti thoshja: “Merre, o i Pashpirti i pabesë! Ti e qëllove për vdekje. Na thuaj ç’pate që e vrave?! Mos na gënje se të pamë të gjithë. Ishe ti, por jo vetëm.

Bile nuk mungoi as zonja juaj ti jepte një brryll drejt vdekjes. Mbase njerëzit që të duartrokasin do të ndalojnë dhe të mbajnë një minutë heshtje për nder të sajë. A thua do të bëjnë? Vetëm në mos qofshin prej mishi e gjaku.”. O more ku je!.. Sa poshtë kemi rënë, me çfarë nuk merremi, deri edhe me njerëz të marrë. Marrëzinë e brohorasim për lavdi, i ngremë përmendore. Lavdinë e poshtërojmë, e varrosim për së gjalli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali Energjetika: 03/12/2021 09:54

    Drejt Pajtimi. Me ndjenje per ate kompleks energjetik dhe per ata njerez qe kane bere histori ne industrializmin e Shqiperise. Tashma nuk na u dashkan gjigandet e energjetikes e te gjithe industrise. U shkretuan, larg qofte mos i bien me top edhe Kaskades se Drinit. E ben kjo rrace e poshter dhe sidomos Sali Berisha. Mjafton qe tiu hyje leku ne xhepin e vet. Mallkuar qofshin brez pas brezi. do mbetemi bujq, cobane dhe sherbetore ne dhe te huaj. Ali energjitika

    Përgjigju
  • Lolita: 03/12/2021 09:08

    'Kanalizimi' ne sistemin kapitalist jane te shumellojshme por nese mund te pergjithesohet dy jane ekstremet. eshte sistemi fiskal ne SHBA dhe Angli...ne SHBA ka nje shenjim te qarte dhe transparent se prej nga vjen e ku shpenzohet para e taksapaguesit...ndersa ne Angli eshte e kunderta, grumbullohen taksat dhe me pas shpenzohet keshte qe eshte krejtesiht e pamundur per te gjurmuar se ku shpenzohet X£ tax e grumbulluar...

    Përgjigju
  • Lolita: 03/12/2021 08:33

    Sjellja qa kane institucionet publike duhet te ndryshoje...te mos trejtohen keto institurcione si lopa kesh qe duhen mjelur nga njera parti pao tjetra deri ne parazitizem. Institucionet shteterore duhet te ofrojne sherbime me sens dhe duhet ti shtojne ato, e jo kesh...(p.sh. te punohet per t'iu ofruar sherbime (tollona+ndertim shtepie+perkujdesje per te semuret etj.) familjeve ne nevoje )me te semure, etj) se sa kesh...shteti duhet ti kanalizoje te ardhurat tek pjesa me produktive e shoqerise ne mbareshtimin e pasurive kombetare e jo sakatosjen e hedhjen ne ere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë