Në historinë e pluralizmit politik në vendin tonë, partitë e vogla nuk kanë patur jetëgjatësi. Përpjekjet e tyre për t'u ngritur ose nuk kanë gjetur mbështetje në njerëz ose kanë dështuar për shkak të liderëve të dobët. Analisti Ben Andoni shpjegon fenomenin e mbizotërimit të dy forcave politike dhe sfumimin e partive te vogla.
"Publiku është i pa përgatitur të ndaj 2 ideologji, atë të majtë dhe djathtë. Ka parti që kanë patur ideologji alternative brenda të majtës e të djathtës, por janë shuar sepse nuk kanë patur identitet", tha ai.
Po pse partitë e vogla nuk i mbijetojnë dot Sfidave?
Pengesa më e madhe është ajo që kanë bërë dy partitë e mëdha te pragu i kalimit, që ka qenë te 5%, pra i pa kalueshëm .Ideologjia e partive është e paqartë për të shkuar të njerëzit e thjeshtë, të cilët nuk janë përgatit të thithin këto ideologji.
Por cila është alternativa e duhur, që këto tentativa të kenë jetëgjatësi?
Këto parti mund të krijonin shumë mirë fronte, dhe këto fronte duhet të gjenin personazhe të duhura, e më pas të bashkohen me listë të përbashkët, kjo është një formë për t'u bërë faktorë që deri tani e ka vetëm LSI.
A lexohet krijimi i tyre në kohë parazgjedhore si qëllim shërbimi i forcave të mëdha?
E shikoj të mundshme por e shikoj edhe si konjukturë të kryetarëve, që e shohin politikën si punë, pasi ata nuk kanë asnjë profesion tjetër. Në momente para zgjedhore formohen formacione të tilla që shuhen shumë shpejtë. Ka konstatime që një pjesë e formacioneve i shërbejnë forcave politike.
Për analistin Ben Andoni, tashmë ka ardhur koha për krijimin e një force të re të mirëfilltë politike.
"Të dyja forcat PS-PS kanë arritur në fazën e dekadencës politike, dhe duan të bashkëjetojnë së bashku, pasi kanë filluar të kuptojnë tendencën e partive të vogla. Por kur do e kuptojnë partitë e vogla rëndësinë e parapërgatitjes?Ato duhet të filtrojnë elektoratin e tyre dhe me një alternativ koherente qeverisëse. Ka një brez të ri tani votuesish që kërkojnë tjetër gjë dhe e ardhmja e tyre ka ardhur por nuk ka ardhur koha e liderit që t'i qeverisi", tha analisti.











Komente
Komento