TIRANE - Ka më shumë se 24 orë që inspektori i policisë Preng Lleshi është zgjuar nga koma. Në Spitalin Ushtarak i gjenden pranë vetëm familjarët e tij më të afërt.
Efektivi i policisë që pritet t'u nënshtrohet operacioneve të kushtueshme në gjymtyrë, përpiqet të kujtojë se çfarë ndodhi një javë më parë, ku ai ishte në krye të detyrës në zonën e Kamzës, në një postbllok policor, në të cilin mbeti i vrarë kolegu i tij, Selman Lena dhe ai u plagos rëndë.
"Ka qenë një pikë kontrolli... nuk mbaj mend... kemi qenë më bluza fosforeshente, me tabela ndalimi. Postoblloku ishte ngritur me urdhër të planit të masave... nuk mbaj mend rrethanat e aksidentit. Kam 15 vjet në polici. Postoblloku ishte shumë i rregullt, rruga ishte njëkalimshme.
Tabelat ishin të rregullta", thotë Lleshi. Per Preng Lleshin, ndryshe nga dyshimet e Prokurorise që la në arrest me burg autorin e krimit, ajo çfarë ndodhi mund të jetë më shumë një aksident me pasojë vdekjen, sesa vrasje për shkak të cilësive të veçanta.
Megjithatë ky është një version paraprak, duke qenë së efektivit nuk i kujtohet e gjithë skena. Një fakt tjetër i dhimbshëm, të cilin askush nuk ja ka thënë është që Selman Lena, i cili ndodhej me të në postbllok, mbeti i vrarë atë natë.
(Ne foto Edmir Koleci, i arrestuar pas aksidentit dhe makina qe aksidentoi policet)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com