Vdekja e Princit të Edinburghut, Boris Johnson: Kombi vajton sot së bashku me Mbretëreshën

 Vdekja e Princit të Edinburghut, Boris Johnson: Kombi vajton sot së bashku me Mbretëreshën

'Kombi vajton sot së bashku me Mbretëreshën' është kjo deklarata e kryeministrit britanik Boris Johnson pas vdekjes së Princit Philip. Ai ka thënë se Familja Mbretërore ka humbur "jo vetëm një figurë publike shumë të dashur dhe shumë të respektuar, por një burrë të devotshëm, një baba krenar dhe një gjysh të dashur dhe vitet e fundit edhe stërgjysh".

Kryeministri në fjalën e tij citoi mbretëreshën duke thënë se vendi i detyrohej burrit të saj një borxh më të madh sesa "ne mund ta dimë ndonjëherë", duke shtuar se ai ishte i sigurt se vlerësimi ishte i saktë.

“Ne vajtojmë sot me Madhërinë e saj mbretëreshën, i shprehim ngushëllimet asaj dhe gjithë familjes dhe ne e falënderojmë, si komb dhe mbretëri, për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të Princit Philip, Dukës së Edinburgut", tha ai .

Ai tha se duka do të mbahet mend mbi të gjitha për "mbështetjen e tij të palëkundur" për Mbretëreshën.

Një numër i krerëve të shteteve evropiane kanë shprehur  edhe ata ngushëllimet e shumta për vdekjen e Dukës së Edinburgut.

Mbreti Philippe i Belgjikës i ka përcjellë ngushëllimet e Familjes Mbretërore Belge për Mbretëreshën në një mesazh privat.

Mbreti Carl Gustav i Suedisë dhe Mbretëresha Silvia u shprehën "jemi trishtuar tej mase, kur mësuan për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Duka i Edinburgut. Princi Philip ka qenë një mik i madh i familjes sonë për shumë vite, një lidhje të cilën ne e kemi vlerësuar shumë. Shërbimi i tij ndaj vendit të tij do të mbetet një frymëzim për të gjithë ne".

Kryeministri i Irlandës Micheál Martin tha se ishte "i pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Princit Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me Mbretëreshën Elizabeth dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar ".

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, tha se ai ishte "me të vërtetë i pikëlluar nga humbja e Princit Philip, i cili e bëri Maltën shtëpinë e tij. Populli ynë do ta vlerësojë gjithmonë kujtimin e tij".

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda tha: "Me trishtim të madh mësova për vdekjen e Princit Filip. Shpirti i tij u prehtë në paqe. Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të thella Mbretëreshës Elizabeta II. Në këtë orë të humbjes së madhe, mendimet dhe lutjet e mia jeni me ju dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar ".


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre