Vdekja e Robert Elsie, PDIU: 
Humbje për memorien tonë

Vdekja e Robert Elsie, PDIU: <br />Humbje për memorien tonë
PDIU ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të albanologut me origjinë kanadeze, Robert Elsie. Në moshën 67-vjeçare, Elsie vdiq në Gjermani pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Sipas PDIU, me ndarjen nga jeta të albanologut, shqiptarët kanë humbur një nga dijetarët dhe studiuesit më të mëdhej i cili i ka shërbyer me shumë mundim çështjes shqiptare. 

"Humbja e Robert Elsie është një humbje e madhe për kombin shqiptar dhe për memorien tonë. Ai ka qenë një ndër albanologët më të mëdhenj bashkëkohor, por, njëherazi, edhe një ndër shqiptarofilët më të mëdhenj të të gjithë kohrave. Puna e tij në fushën e albanologjisë dhe angazhimi i tij për çështjet e kombit shqiptar janë një kontribut që do t’i mbijetojë kohrave. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ngushëllon familjarët e Elsie për këtë humbje të parakohshme dhe i kërkon autoriteteve shtetërore që të angazhohen për të plotësuar amanetin e tij të fundit, që të prehet përherë në Shqipëri, si një shqiptar i vërtetë në zemër. Vepra e tij për të ndërkombëtarizuar çështjen çame, nëpërmjet një prej botimeve të tij të viteve të fundit, me përmbledhje dokumentesh mbi Çamërinë në anglisht, i bën shqiptarët e Çamërisë mirënjohës përjetë ndaj tij. U prehtë në paqe!", thuhet në deklaratën e PDIU. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.