Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka shprehur mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta sot të ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan. Ruçi shprehu mirënjohjen e thellë për sekretarin amerikan, i cili dha një kontribut të çmueshëm për paqen dhe pavarësinë e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit tha se Kofi Annan ishte një shtetar, diplomat dhe humanist i madh, i cili sipas tij, u dhuroi dinjitet të varfërve dhe shpresë të pashpresëve. Gramoz Ruçi shprehu ngushëllimet e tij duke e konsideruar figurën e Annan, si një nobelisti, urëndërtues dhe paqebërës i përkushtuar.
Komento