Vdekja e shqiptarit në Greqi, Duma:
Rast i përsëritur,Rama të mos heshtë

Vdekja e shqiptarit në Greqi, Duma:<br />Rast i përsëritur,Rama të mos heshtë
Partia Demokratike në një Deklaratë të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma​ i ka shprehur ngushëllime familjes së Pëllumb Marnikollaj. Sipas dëshmive të familjarëve i riu shqiptar është dhunuar për vdekje dhe është mbajtur i fshehur për 10 ditë në frigorifer në tentativë që ta zhduknin.

Duma është shprehur se Partia Demokratike kërkon me forcë zbardhjen e rrethanave pasi një ngjarje e tillë tepër e rëndë nuk duhet të tejkalohet pa u ndëshkuar autorët. Duma thotë se nëse dyshimet vërtetohen duhen marra masa të menjëhershme ndaj dhunës së përsëritur greke.
 
Partia Demokratike i bën thirrje Ramës  të kërkojë nga autoritetet greke hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vdekjen e Pëllumb Marnikollit.

“Partia Demokratike shpreh ngushëllimet më të thella familjes Marnikolli në Lezhë për humbjen e jetës së Pëllumbit në Greqi. Ne kërkojmë me forcë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Dëshmitë e familjarëve të Pëllumb Marnikollit janë tronditëse dhe ata faktojnë se njeriu i tyre është paraqitur me 3 gusht në një komisariat policie në Greqi, dhe prej andej ka dalë i vdekur.

Kjo është një ngjarje e rëndë që meriton drejtësi dhe ndëshkim shembullor për çdo përgjegjës për vdekjen e 29 vjeçarit shqiptar.

Dyshimet janë se ndaj të riut shqiptar është ushtruar dhunë. Dhe nëse kjo vërtetohet, ky është një rast i përsëritur i trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në qelitë greke, në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Transparenca dhe drejtësia për këtë rast do të ishte një ngushëllim për familjarët e viktimës, por dhe një kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve. Dhe kjo është më së pari detyrë e përgjegjësi e kryeministrit.

Ne i kërkojmë Edi Ramës, i cili e ka përcjellë me heshtje këtë rast, që të ushtrojë detyrën e tij, dhe të kërkojë nga aurotitetet greke hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vdekjen e Pëllumb Marnikollit
”, ka deklaruar Duma.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur