Vdekja e tifozit dhe gjakosja e Grossos, në Francë vendosin ndalimin e ultrasve miq në stadiume

Vdekja e tifozit dhe gjakosja e Grossos, në Francë vendosin ndalimin e ultrasve miq në stadiume

Fabio Grosso dhe dhuna ndaj autobusit të Lyon

Përshkallëzimi i dhunës në ndeshjet e kampionatit francez të futbollit ka bërë që Ministria e Brendshme në Francë të ndalojë udhëtimin e tifozëve miq në tëtë ndeshjet e Ligue I dhe Kupës.

Javën e kaluar dhuna në futbollin francez kulmoi me vrasjen e një tifozi në Nice përpara ndeshjes me Nantes, ku sportdashësi u godit me thikë para sfidës. Tanimë sipas ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin, për javën e 15-të të Ligue I në stadiumet përkatëse nuk do lejohen tifozët miq dhe nuk do ketë udhëtime të organizuara prej tyre në pesë sfida.

Veç saj, edhe tre ndeshjet e Kupës së Francës që luhen mesjavën që vjen do kenë të njëjtin fat për tifozët miq. Sipas dekretit përkatës, të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndeshje të tilla paraqesin një “rrezik real dhe serioz përplasjesh mes tifozëve”, në kuadër të “acarimit të dhunës gjithnjë e më të rëndë të vërejtur që nga fillimi i sezonit futbollistik”.

Ndeshjet e prekura në kampionat janë Montpellier-Lens, PSG-Nantes, Nice-Reims, Lyon-Tulouse dhe Lorient-Marseille.

Ditë më parë, ministrja e Sportit në Francë, Amelie Oudea-Castera tha se ishte pro “moratoriumit të udhëtimit të tifozëve”. Ndër episodet më të rënda të javëve të fundit ishte sulmi me gurë në autobusin e Lyonit pas mbërritjes në stadiumin e Marseille, 29 tetorin e kaluar, me plagosjen e trajnerit të atëhershëm të skuadrës Fabio Grosso dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje